Sport Të tjera

“PEKIN 2022″/ Frikë nga stresi e pandemia, Amerika në Olimpiadën kineze me ekip psikologësh

Komiteti Olimpik Amerikan ka marrë vendimin për të dërguar në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” (shkurtin e vitit tjetër) një ekip të plotë psikologësh. Ata do të shoqërojnë delegacionin olimpik amerikan në këtë Olimpiadë, për të evituar që sportistët të kenë probleme psikologjike apo stres gjatë kohës që do të jenë në Kinë.

Rasti i gjimnastes Simone Biles në verën e këtij viti, që u tëroq nga disa gara si pasojë e stresit dhe gjendjes së rënduar psikologjike, ka detyruar olimpizmin amerikan të marrë këtë vendim. Psikologët që do të udhëtojnë në Kinë do të kryejnë sesione individuale apo në grup me sportistët dhe stafet, në mënyrë që grumbullimi të kalojë sa më mirë.

Problemet dhe stresi mund të vijnë edhe si pasojë e pandemisë Covid-19, pasi të gjithë do të jenë të izoluar në hotel dhe do të lëvizin vetëm për stërvitje dhe për të garuar. Kjo situatë e krijuar nga izolimi mund të ndikojë të sportistët, ndaj psikologët do të zhvillojnë terapi për të evituar probleme stresi.

Related posts

U BRAKTIS NGA JUVENTUSI/ Marotta nis bisedimet me rivalin e përjetshëm

Isa.Autor

YLLI LUAN ME KOMBËTAREN E BRAZILIT/ Everton Soares: Milani është një klub i madh, mund të…

Delo.autor

SUPERLIGA/ Luftëtari luan ndaj Kastriotit, ja formacionet zyrtare të skuadrave

Isa.Autor

Leave a Comment