Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Deklaratë shokuese nga Bonucci, ofendon nga nëna tifozët e Milanit (VIDEO)

Italia e ka mbyllur në vendin e dytë National League pas barazimit të arritur mbrëmë me Portugalinë 0-0, takim i cili u zhvillua në ‘San Siro’.
Pas përfundimit të ndeshjes ka dhënë intervistë Leonardo Bonucci i cili vitin e kaluar ishte kapiten i Mialnit pasi u transferua nga Juventus.
Ai nuk qëndroi gjatë në Milano vetëm një vit dhe u rikthye sërish tek ‘zonja e vjetër’ ku deklaratat e tij nuk u pritën mirë nga tifozët e Milanit.
Sot gjatë ndeshjes është vërshëllyer nga tifozët ‘kuqezi’ dhe ai nuk ka mbetur pa i komentuar, madje edhe duke i ofenduar.
“Ne kemi luajtur një pjesë të parë të mirë, ndërsa në të dytën ishim disi më të lodhur. Vërshëllimat në ‘San Siro’? Mamaja e budallenjve është gjithmonë shtatzënë, unë ndjek vetëm trajnerin dhe shokët e skuadrës”, ka përfunduar mbrojtësi.

 
 
 

Related posts

“PREHUNI NË PAQE”/ Mesazhi prekës i tifozëve të Teutës për viktimat e tërmetit

Delo.autor

SPECIALE/ Dritë-hijet e Kampionatit Shqiptar: Nga “Drama e Vllaznisë” e deri te… “buzqeshja” e talenteve

Sadik.Autor

MBI TAVOLINË KONTRATË 5-VJEÇARE/ Ja klauzola “FARAONIKE” e De Ligt tek Juventus

Delo.autor

Leave a Comment