Futboll La Liga Sport

KËSHILLA PËR RAMOSIN/ Ish-lojtari i Realit: futet në fushë sikur ai e ka shpikur lojën e futbollit

Ish-lojtari i Real Madridit, Jorge Valdano, e ka lavdëruar qendërmbrojtësin dhe kapitenin e “Los Blancos”, Sergio Ramosin, duke thënë se ai nuk frikësohet nga presioni që vjen kur je lojtar i një klubi të madh.

Një nga gjërat më të rëndësishme për një futbollist profesionist është aftësia për të qenë lidership, si dhe personaliteti. Janë pikërisht këto dy gjëra për të cilat Ramosi është lavdëruar nga Valdano.

“Sergio Ramos hyn në zhveshtore sikur t’i përkiste atij Real Madridi dhe hyn në fushë sikur ta kishte shpikur futbollin”, ka shkruar Valdano për El Pais.

“Kur lojtarët e tjerë fshihen, ai e sfidon botën me një penallti në stilin ‘panenka’”.

Valdano i dha mendimet e tij edhe për debatin se cili është më i mirë mes trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho, dhe trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“Mourinho duhet të fitojë për ta pasur mirë dhe për ta dëshmuar veten, ndërsa Guardiola është ndryshe. Ai duhet të fitojë dhe të luajë mirë në këto ndeshje. Këtu ndryshojnë pritshmëritë”.

Related posts

MBYLLET NDESHJA TESTUESE/ Ja kush merr fitoren e parë në “Arenën kombëtare”

Delo.autor

GJITHMONË JE NË ZEMRËN TIME/ Zidane vuan për vëllain që u nda nga jeta (FOTO)

F.autor

LIVE/ Torino-Milan, Starton sfida

Delo.autor

Leave a Comment