Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventus mbyll marrëveshjen me Ramsey, oferta marramendëse nxjerr jashtë loje Bayern

Transferimi i mesfushorit britanik Aaron Ramsey te Juventusi duket një çështje e përfunduar, pasi mediet konfirmojnë se palët kanë arritur marrëveshjen. Madje e përditshmja britanike “The Sun” deklaroi se transferimi do të kryhet që në janar, pasi Ramsey ka pranuar një ofertë të mirë nga bardhezinjtë, të cilët do ta paguajnë lojtarin 10.4 milionë stërlina në sezon.

Një shumë që ka hedhur poshtë konkurrencën e skuadrave të tjera rivale, veçanërisht atë të Bayern Mynih, që synonte Ramsey, por lojtari tashmë pritet të udhëtojë në Torino dhe të luajë me Ronaldo & Co. Mesfushori 27-vjeçar luan në Premier League me Arsenal, por kontradiktat e muajve të fundit kanë bërë që palët të divorcojnë, me lojtarin që pritet të debutojë në Serinë A.

Related posts

“KATAR 2022″/ Ish-lojtari i Partizanit njofton se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares, ja arsyeja e vërtetë…

Delo.autor

“KY PROJEKT KUNDËRSHON PLOTËSISHT FRYMËN E LOJËS…”/ Roma kundër Super League, vjen komunikata zyrtare

Delo.autor

Të rinjtë e Barcelonës e fitojnë Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment