Futboll Seria A Sport

ÇUDIT EDER/ Me Conten, Italia do të kishte shkuar në Rusi me cigare në…

Gjatë intervistës dhënë për “Gazzetta dello Sport”, tashmë ish-futbollisti i Inter, Eder ka folur edhe në lidhje me marrëdhënien e tij me ish-teknikun e Juventus, Italisë dhe Chelseas, Antonio Conte, me të cilin ka bashkëpunuar në radhët e përfaqësueses azzurre. “Është ndryshe nga të tjerët. Është maniacal. Shkoni dhe shikoni golin e parë kundër Belgjikës në Europian. Ja pra, për të gjtihë javën që e paraprinte ndeshjen, ai na kishte shpjeguar atë lëvizje dhe goli erdhi pikërisht në atë mënyrë. Këto janë gjëra që bëjnë për vete një futbollist. I trajton që të gjithë në të njëjtën mënyrë. Në përfaqësuese e kam parë të më flasë mua dhe një minutë më vonë në të njëjtën mënyrë edhe Buffon-it. Nuk mundem veç ta falenderoj, më ka bërë të jetoj një ëndërr. Të gjithë na masakronin, thuhej: ‘Ku mund të shkojë Italia me Eder dhe Pelle’. Por pavarësisht…”, rrëfeu ish-sulmuesi i Inter.

“Mund të them vetëm që me Conte në pankinë Italia do të kishte shkuar në Rusi, madje me cigare në gojë. Ajo që ndodhi në dhomat e zhveshjes para ndeshjes Itali-Suedi nuk do të ishte verifikuar. Gjithsesi unë nuk pendohem kurrë që zgjodha Italinë. Është vendi që më bëri futbollist. Kisha mundësinë të zgjidhja Brazilin, por nuk kam patur kurrë dyshime. Në atë dhomë zhveshje jam mirëpritur në mënyrë madhështore nga Buffon, Pirlo, De Rossi. Pas Itali-Suedi i kam falenderuar të gjithë, një për një”, deklaroi Eder.

Related posts

PARALAJMËRON KLUBIN E BARCELONËS/ Pique: Nëse ndodh kjo, tërhiqem nga futbolli

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Kastrioti. Rezultati 3-0

Delo.autor

“BËRA MJAFT MIRË…”/ Kori kundër Milanit fillon, Calhanoglu nuk mund të rezistojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment