Futboll Sport

E BUJSHME/ Pogba: Rikthimi në Juventus? Nuk i dihet

Paul Pogba tha se nuk festoi me golin e fitores ndaj ish-skuadrës së tij mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Manchester Unitedi e përmbysi rezultatin ndaj Juventusit, ishte në disavantazh deri në minutën e 86’ të takimit, mirëpo Juan Mata dhe Pogba i dhanë fitoren në fund skuadrës angleze, transmeton Gazeta Express.

“Fitorja ishte e rëndësishme, mirëpo tifozët e Juves më dhanë një mikpritje të ngrohtë”, tha francezi pas ndeshjes.

“Nuk festova kur rezultati shkoi në 2-1, u ndjeva çuditshëm. Pash shumë njerëz, të cilët i njoh shumë mirë. Luajtëm kundër një skuadre të madhe dhe na nevojitej fitorja”.

Pogba u pyet për një rikthim të tij në Torino.

“Nuk i dihet. Jam me Unitedin momentalisht. Ka shumë për të folur për këtë, mirëpo jam i lumtur që luaj për Manchester Unitedin”.

“Ishte një ndjenjë e mirë rikthimi im këtu, edhe pse u ndjeva në siklet kur shkova në dhomën e zhveshjes të mysafirëve”.

Related posts

ÇFARË GAFE! Mbrojtësi Subotic godet në ajër prej dy metrash larg portës (Video)

Delo.autor

Totti: Roma do ta fitojë kampionatin, ndërsa Juventusi…

Q.Autor

ME PUSHIME NË AFRIKË/ Icardi publikon pozë me Wandën, ky detaj mund të bëjë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment