Futboll Sport

E BUJSHME/ “Salah, të lutem shëno sa më shpejt”, ylli i Egjiptit i jep një përgjigje tifozes së vogël (VIDEO)

Mohamed Salah shënoi një gol fantastik të premten kundër Tunizisë, duke vulosur fitoren 3-2 për Egjiptin në minutën e fundit të sfidës së vlefshme për kualifikueset e Kupës së Afrikës.

Pas ndeshjes, ylli i kombëtares së “Faraonëve” dhe Liverpulit postoi në Twitter një përgjigje brilante për një tifoze.

Salah shënoi për të tetën ndeshje rresht me kombëtaren, por në stadium një tifoze e vogël shpalosi një parullë ku i kërkonte të shënonte urgjentisht: “Salah, të lutem shëno, sepse më duhet të shkoj në shtëpi të bëj detyrat”.

Fotoja e tifozes së vogël bëri xhiron e uebit dhe Salah la një mesazh në Twitter, edhe pse natyrisht jo direkt vajzës së vogël, por dikujt që kishte postuar foton e saj: “U përpoqa shumë të të mundësoja të shkoje herët në shtëpi, më fal që të mbajta në stadium deri në minutën e fundit. Shpresoj që mësuesja jote ta kuptojë situatën”.

Related posts

LAÇI NË SHËNJESTËR/ Ka “luftë” për një vend në sulmin e Partizanit

F.autor

SOT ME BORUSSIAN, DIKUR ME BAYERN/ Mesfushori Emre Can: Ja cili më largoi nga bavarezët

Delo.autor

Kthehet në kampionat si trajner, legjenda e MILANIT nuk e harron të kaluarën

Isa.Autor

Leave a Comment