Futboll Sport

E BUJSHME/ Siti luan “tenis” me Sauthemptonin, skuadra e Guardiolës e vetem në krye (VIDEO)

Manchester City e ka mposhtur Southamptonin me rezultat të thellë 6-1 në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.

Pjesa e parë filloi furishëm për djelmoshat e Pep Guardiolas, të cilët shënuan katër gola, ndërsa Southamptoni shënoi vetëm një gol nga pika e bardhë.

Në minutën e 6’ u shënua goli i parë që ishte autogol nga Wesley Hoedt, në minutën e 12’ ishte Kun Aguero që dyfishoi rezultatin, përsëri gjashtë minuta më vonë David Silva shënoi një gol të bukur për 3-0.

Në minutën e 30’ u akordua penallti, të cilën e realizoi në gol Danny Ings për skuadrën e Southamptonit.

Raheem Sterling në fund të pjesës së parë shënoi për 4-1.

Kurse në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, i dyti personal i Sterlingut, i cili shkëlqeu në këtë ndeshje, dhe në fund të takimit gjermani Leroy Sane vulosi fitoren me re rezultatin 6-1.

Me këtë fitore Man City merr vendin e parë në renditje me 29 pikë, kurse Southamptoni mbetet në vendin e 16-të me shtatë pikë.

Në javën e ardhshme në Premierligë, City e pret në shtëpi rivalin e qytetit Manchester Unitedin, ndërsa Southamptoni luan si vendas ndaj Watfordit.

Related posts

Pas publikimeve të shumta për manipulimin e ndeshjes, Inter reagon për herë të parë

Sadik.Autor

“THYEN DOMINIMIN E JUVENTUS”/ Ish-mbrojtësi “Zikaltër” zbulon sekretin: Prapavija dhe sulmi, specialitetet e Contes

Delo.autor

GRIEZMANN DHE DEMBELE U TALLËN ME PUNONJËSIT E HOTELIT/ Barcelona merr masa të rënda: Do të ndëshkohen…

Delo.autor

Leave a Comment