Futboll Sport

E FRIKSHME/ Derbi i Stambollit mbyllet me “GJAK”, luftë e vërtetë mes lojtarëve (FOTO+VIDEO)

Derbi i Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahce u dëmtua nga skena kaotike në mbrëmjen e së premtes, pasi mesfushori i Fenerbahce, Jailson, u dëbua nga fusha pas barazimit sensacional kundër rivalëve të hidhur të Galatasaray.

Tre lojtarë u dëbuan me të kuqe në total, pasi ndeshja u shoqërua me një grindje masive midis dy grupeve të lojtarëve në “Turk Telekom Arena”. Golat e Ryan Donk dhe Martin Linnes i dhanë Galatasaray një epërsi të dyfishtë, por Fenerbahce luftoi përsëri dhe përmes Mathieu Valbuena dhe Jailson ia doli të barazojë 2-2.

Badou Ndiaye i Galatasaray, i huazuar nga Stoke, ish-sulmuesi i Tottenham, Roberto Soldado, dhe Jailon, i hodhën benzinë zjarrit, çka derivoi në përleshje masive. Jailson u shfaq duke fyer tifozët vendës, çka shkaktoi zemërimin e lojtarëve të Galatasaray.

Pjesa më e madhe e skuadrës vendëse iu vërsul mesfushorit brazilian. Pasi e pa veten nën sulmin e krejt kundërshtarëve, 23-vjeçari vendosi të dilte nga situata dhe vrapoi për te forcat e sigurisë dhe dhomat e zhveshjes.

Megjithëse u përpoq për ta bërë këtë, një pjesë e madhe e lojtarëve të Galatasaray e ndoqi dhe e goditën me grushta. Pamjet në video tregojnë më qartë se në çfarë “Vaterloje” u kthye derbi i nxehtë i Stambollit.

Related posts

RRËFIMI PREKËS/ Nëna e Rashicës tregon momenin dramatik: Si më ra Miloti nga duart në ujë gjatë luftës (VIDEO)

Delo.autor

Napoli arrin marrëveshjen me Bolognan për Simone Verdin

Q.Autor

Sonia Sarpe mbështet pa kushte Spanjën, një motiv më shumë që La Roja të triumfojë në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment