Futboll La Liga Sport

E FRIKSHME/ Pique “THYEN KOKËN” sapo zbret në Milano, para ndeshjes me Interin (VIDEO)

Barcelona ka mbërritur në Milano dhe është akomoduar në hotelin e zgjedhur prej saj, ku do të kalojë natën para ndeshjes me Interin, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Nesër mbrëma, përplasja mes tyre në “San Siro” mund të jetë vendimtare në aspektin e kualifikimit drejt fazës tjetër të garës, asaj me eliminim direkt.

Dhe një nga yjet kryesorë të ekipit Blaugrana, Gerard Pique, e ka nisur me “zhurmë” këtë transfertë, duke “thyer kokën” në pasqyrën e autobusit. Ai po zbriste nga autobusi që i dërgoi katalanasit nga aeroporti i Milanos në hotel, me kufje në vesh dhe duke naviguar në celular, pa vëmendje, por u përplas me pasqyrën e mjetit.

Kuptohet, gjatësia e tij e ka ndëshkuar në këtë rast, sepse po të ishte një lojtar tjetër i Barcelonës, vështirë se do t’i arrinte koka deri te pasqyra e autobusit. Pasqyra nuk është thyer, ndërsa duket se dhimbja e kokës së Pique nuk ka qenë e fortë.

Të paktën, ai ka vijuar të mos i ndahet nga celularit, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ndoshta e ka bërë këtë edhe duke “shtrënguar dhëmbët”, për të mos treguar asnjë dobësi në Milano, para sfidës me zikaltrit e Interit.

 

Related posts

LIVE/ Zvicër-Angli, Starton pjesa e dytë

Delo.autor

RRËFIMI i Rafael Leaos: Ibra nuk dëshironte që të bëhesha këngëtar, por pastaj e kuptoi

F.autor

DORTMUND-MANCHESTER CITY/ Guardiola anulon stërvitjen e fundit, ekipi nuk fjeti gjithë natën. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment