Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Një NXËNËS SHKOLLE shënon në ndeshjen më të madhe në Paraguai (VIDEO)

Këtë të diel u luajt klasikja e futbollit paraguajan mes Olimpias dhe Cerro Porteño-s, sfidë e vlefshme për Primera División në Paraguai, që përfundoi 2-2, mes një deti polemikash, për 2 kartonë të kuq, vonesa loje pa fund dhe 13 minutash shtesë.

Olimpia fitoi titullin praktikisht, duke barazuar në shtesë, sepse me 5 ndeshje të mbetura ka 7 pikë avantazh nga Cerro Porteño e vendit të dytë.

Megjithatë, lajmi nuk ishte ky, sepse golin e parë të ndeshjes në minutën e 16-të e shënoi Fernando Ovelar. Kush është ky? Askush, do thoni, por nëse sheh pasaportën e lojtarit, mbetesh pa fjalë.

Fernando Ovelar është vetëm 14 vjeç dhe luajti ndeshjen e dytë në karrierë, në harkun e një jave. Sulmuesi i ri kishte partner në sulm argjentinasin Diego Churin, shënuesi më i mirë në ekip, 28 vjeç, i cili me siguri është ndjerë shumë plak kur ka parë në krah një “fëmijë” që nuk lejohet as të firmosë kontratë profesioniste dhe sapo ka nisur shkollën e mesme.

Të shënosh një gol në një ndeshje të tillë është një ëndërr, por ta bësh në moshën 14-vjeçare është matanë ëndrrës, hyn në historitë e filmave të pamundur në realitet.

Rekord në Paraguai, për moshën e re, por jo rekord botëror, sepse Mauricio Baldivieso në Bolivi ka debutuar në moshën 12-vjeçar, ndërsa shënuesi më i ri është Freddy Adu, kur shënoi në moshën 14-vjeçare për DC United në Amerikë. Më pas Adu u bë superstar, por si futbollist dështoi totalisht kur pritej të pushtonte botën. Ndosht Ovelar duhet të bëjë kujdes dhe të menaxhohet më mirë…

 

Related posts

Neymarit “i thyejnë këmbët” në Brazil “dehen” me faullat e tij

Isa.Autor

IU KËRKUA TË LARGOHET NGA REALI/ Afrimi i kësaj vere refuzon kalimin tek klubi… (FOTO)

Delo.autor

BOMBASTIKE/ Mbrojtësi i Milanit ka finalizuar akordin me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment