Futboll Seria A Sport

E FRIKSHME/ Trondit Nagatomo: Kam rrezikuar të VDES, nëse do vonohej MJEKU, do isha…

Japonezi Yuto Nagatomo ka zbuluar diçka tronditëse në konferencën për shtyp, që u mbajt në prag të ndeshjes midis skuadrës së tij Galatasaray dhe Lokomotivës së Moskës. Një prapaskenë që ka të bëjë me shëndetin e tij.

Ish lojtari i Inter-it ka rrezikuar të vdesë si pasojë e një topi të marrë në gjoks të marrë në ndeshjen e Champions League të luajtur 24 tetorin e kaluar kundër Schalke 04. Një goditje në gjoks që mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë.

“Pas ndeshjes kundër Schalke-s, doktori më tha të shkoja menjëherë në spital. Në të kundërt do të më kishte kushtuar jetën”, tha lojtari.

“Tani jam në gjendje të mirë”.

Japonezi bëri një operacion në mushkri për shkak të goditjes në gjoks që mori në ndeshjen kundër gjermanëve. Në fakt, ai u diagnostikua me pneumotoraks, një sëmundje mund të çojë në vdekje në rast se nuk vjen një ndërhyrje e menjëhershme nga ana e mjekut.

Related posts

ZYRTARE/ UEFA publikon datat e sezonit të ri të Europa League

Delo.autor

MREKULLIA/ Futbollistja e Lazios del nga koma falë zërit të legjendës Totti

Delo.autor

VIDEO/ Berisha pritet si hero në Bergamo. Tifozët festojnë me ekipin në aeroport

Q.Autor

Leave a Comment