Futboll La Liga Sport

“NDËRTON” EKIPIN E SË ARDHMES/ Perez shet “gurët e çmuar” të skuadrës, ja lista e kandidatëve

Referuar raportimeve nga Spanja nëpërmjet “Don Balon”, në fakt, në fund të sezonit, Real Madrid i Florentino Perez mund të shesë disa nga gurët e çmuar për të ndërtuar ekipin e së ardhmes.

Mes tyre, veç Gareth Bale, Karim Benzema e Toni Kross shumë të lakuar, së fundmi është përfshirë në listën e kandidatëve për tu larguar edhe braziliani Carlos Henrique Casemiro. Futbollisti 27-vjeçar është në objektivin e Juventus dhe PSG.

Casemiro, te Real Madrid që nga 2013, me një eksperiencë të shkurtër huazimi te Porto në sezonin 2014-2015, nuk po jep të njëjtin rendiment si në  sezonet e kaluara me Los Blancos. Për këtë arsye, trajneri Santiago Solari, në fund të sezonit mund ta detyrojë brazilianin të ndryshojë ambient. Sipas “Calciomercato.it” po mendon të futet në garën për shërbimet e Casemiro, duke rivalizuar Juventus dhe PSG.

Related posts

Pas Madagaskarit/ Vendi i arit dhe diamantit shkruan përrallën tjetër afrikane (VIDEO)

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Mourinho do sulmuesin problematik në skuadër, ja emri

Delo.autor

BIKINIT E VOGLA/ Modelja që “çmendi” botën e futbollit, provokon me këtë VIDEO

Delo.autor

Leave a Comment