Boks Sport

NUK PASKAN FUND TË KËQIJAT/ Vjen ky DËNIM i papritur për McGregor, boksieri do të…

Luftëtari i UFC-së, Conor McGregor, është dënuar me ndalim të dhënies së makinës për gjashtë muaj, duke e pranuar fajësinë për thyerje të rregullave të shpejtësisë. Irlandezi 30 vjeçar ka pranuar se ka drejtuar Range Roverin e tij me 154 km në orë, në një zonë ku lejohej shpejtësia deri në 100 km në orë, në tetor të vitit 2017.

McGregor i ka kërkuar falje gjyqtarit për shkeljen e rregullave të qarkullimit, ku i është vënë edhe një gjobë prej 1 mijë euro.

Kujtojmë se ndeshja e fundit në UFC për McGregor nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë, ku u mund nga Khabib Nurmagomedov i Rusisë.

Edhe për atë incident në fund të duelit me Khabib pritet që McGregor të dënohet nga UFC-ja.

Related posts

“NUK DUA AS AFRIME DHE AS REKORDE, POR…”/ Klopp i befason të gjithë me deklaratën e tij

Delo.autor

RIKTHEHET PAS NË KOHË/ I ka shënuar golin më të hidhur në karrierë, “Iluzionisti” ka një super mesazh (FOTO)

Delo.autor

FRIKA NGA TËRMETI/ Futbollisti maqedonas “divorcohet” me Kukësin! Largohet me familjen dhe kërkon…

Delo.autor

Leave a Comment