Futboll Sport

E JASHTËZAKONSHME/ Deklarata shokuese nga trajneri i njohur: Shaqiri është si Leo Messi

Ish-trajneri i Baselit, Thorsten Fink ka thurur elozhe për Xherdan Shaqirin.

Lojtari me origjinë shqiptare e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri me Liverpoolin pasi po shënon vazhdimisht duke shpërblyer besimin nga Jurgen Klopp.

Ish trajneri i tij, Fink beson se Shaqiri ka ngjashmëri me Messin dhe se sulmuesi shqiptar në të ardhmen mund të bëhet lojtari më i mirë i Liverpoolit.

“Nëse ai punon shumë profesionalisht, ai mund të jetë lojtari më i mirë i Liverpoolit”, tha fillimisht Fink.“Cristiano Ronaldo, ka punuar për atë që ka arritur. Por Messi, ai e kishte telentin. Ai nuk kishte shumë për të punuar. Për mua, Shaqiri ka këtë talent, ashtu si Messi.”“Ai ka këtë talent për të luajtur. Nëse ai punon shumë profesionalisht, ai mund të jetë lojtari më i mirë i Liverpoolit.“Ai është i zgjuar dhe ishte kënaqësi të punosh me të”, përfundoi ish trajneri i Shaqirit, Thorsten Fink.

Related posts

PAS DISA MUAJSH AGJERIM/ Sulmuesi Muriqi jep “shenja jete” tek Lazio

Delo.autor

AXHENDA E JAVËS 21 NË SUPERIORE/ Takimet luhen në dy ditë, ja datat dhe oraret e ndeshjeve

Delo.autor

NJË “PROBLEM” MË PAK PËR MILANIN/ Sulmuesi që dështoi sezonin e kaluar pranon të largohet

F.autor

Leave a Comment