Futboll Seria A Sport

E KRAHASONIN ME MESSIN/ Njihuni me historinë e rrallë të H’Maidat që u bë KRIMINEL

Një histori me të vërtet e pabesueshme ajo e Ismail H’Maidat, i cili brenda disa vitesh u kthye nga një lojtar premtues në futbollin europian në një kriminel të dënuar. Dhe këtu nuk përmendim vetëm akuzat pa rëndësi të madhe, por edhe vjedhjet e armatosura. Çfarë e bëri një djalosh që kishte mundësinë të bëhej një lojtarë i rëndësishëm të vjedhë tre milionë euro? Kush e di, por gjykata belge që mori në pyetje marokenin nuk donte t’ia dinte ose ndoshta ishte e pakënaqur nga përgjigjja e tij. Si rezultat, sipas asaj që raporton “The Sun”, lojtari u dënua me gati katër vjet burg.

Një situatë shumë e çuditshme ajo e H’Maidat, i cili, para se të dilte në seancën gjyqësore, ishte bërë i njohur në fushën e futbollit. Sigurisht, kishte diçka të çuditshme që ishte vënë re në karakterin e mesfushorit. Jeta e tij ka qenë një seri transferimesh të vazhdueshme nga një skuadër në tjetrën, që kur ishte shumë i ri. Pasi nxori në pah cilësitë e tij tek Anderlecht gjatë turneut Viareggio, marokeni shkoi në Itali, te Brescia, ku brenda dy sezonesh vuri në dukje talentin e tij. Kjo gjë bëri që në 2016-ën të blihej nga Roma për më shumë se tre milionë euro. Megjithatë, pas kësaj, erdhi errësira.

Shumë huazime, përfshirë edhe atë në Westerlo. Dhe siç raportohet nga “The Sun”, grabitjet kanë ndodhur pikërisht në Belgjikën e tij. Një supermarket, një pikë karburanti dhe disa dyqane, janë grabitur në bashkëpunim me dikë tjetër, edhe ai i dënuar. Në fund duket se gjërat kanë shkuar mirë për të dy, pasi dënimi maksimal ishte njëmbëdhjetë vjet. Gjithsesi, H’Maidat duhet të kalojë 20 nga 45 muaj në burg, pra rreth gjysmën e dënimit, para se të kërkojë lirimin me kusht. Kjo gjë, sipas të gjitha gjasave, mund t’i japë fund karrierës së tij në nivele të larta. Nga një talent i kërkuar nga skuadrat e mëdha, ai ka përfunduar në… listën e policisë.

Related posts

PAS TRANSFERIMIT NË “CAMP NOU”/ Murillo: I kërkova mendim shokut tim dhe…

Delo.autor

VAZHDON TË “SHPËRTHEJË” NË FRANCË/ Icardi zhbllokon sfidën me një finalizim të përkryer (VIDEO)

Delo.autor

MERKARTOJA E JANARIT/ Nuk ka më dyshime, Bitri “zyrtarizon” kthimin te Partizani (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment