Champions League Futboll Sport

“SKUADRAT GJERMANE PO NA VJEDHIN TALENTET”/ Leonardo ngre alarmin: Duhet të ndryshohen rregullat…

Tomas Mënie nuk i kurseu sulmet për drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo. Sipas belgut, që tani është pjesë e skuadrës së Borusias së Dortmundit, braziliani kishte gënjyer në lidhje me rinovimin e kontratës së tij me klubin francez. Mënie pohoi gjithashtu se klubi përdori të gjitha mënyrat për ta penguar atë të stërvitej veçmas për të mos lejuar largimin e tij me kosto zero.

Por, për Leonardon, çështja ishte shumë ndryshe nga sa pretendon Mënie. “Për lojtarët që ishin në përfundim kontrate me ne, ndoqëm një linjë tjetër. Kërkuam që ata të rinovonin edhe për dy muaj për të qenë prezent në Champions. Me lojtarë si Tiago Silva, Çupo Moting dhe Serxho Riko kjo gjë funksionoi në mënyrë perfektë”, tha drejtori sportiv i klubit francez.

“Por Tomas Mënie kishte firmosur me Dortmundin. Ai kërkonte për rinovimin dy mujor të njëjtën rrogë si te verdhezinjtë. U telefonova verdhezinjve për t’u kërkuar atyre që ta huazonin, por ata kërkuan para. Në këto kushte ishte e pamundur për të vazhduar më tej”.

leonardo

Më pas ish-lojtari i Milanit tregoi edhe për skuadrat e tjera të Bundesligës, të cilat sipas tij kanë ndjekur një politikë jokorrekte me lojtarët e moshave të Francës. “Skuadrat gjermane, në veçanti Bajerni, Lajpcigu dhe Dortmundi, të cilat kërkojnë gjithmonë lojtarë të rinj francez, telefonojnë lojtarët dhe familjarët e tyre duke u premtuar gjëra të mëdha.

Por, këtu flasim për djem të cilët janë 16 vjeç të cilët bëhen shumë konfuzë për të ardhmen e tyre. Ndoshta ka ardhur koha që të ndryshohen rregullat për të mbrojtur skuadrat franceze nga ky fenomen jopozitiv”, përfundoi Leonardo.

Related posts

MERKATO E BRISHTË/ Tottenham, i vetmi “gjigant” i përgjumur në Premier League

Isa.Autor

TREPÇA 89 “I JEP DUART” MAGANIT/ Tranjeri shqiptar është shkarkuar nga ekipi kosovar

Isa.Autor

Skriniar: Te Interi sa më gjatë që është e mundur

Q.Autor

Leave a Comment