Boks Sport

E MPOSHTI PËRPARA SHQIPTARËVE/ Turku nuk kërkon asnjë “lekë” për të mundur KETËN

Boksieri turk që u mposht nga shqiptari Ferit Keta i bën presion ish-rivalit të tij për t’u përballur sërish për revansh.

Fatih Mehmet Karakus ka vënë në lojë dy titujt e tij dhe premton se nuk dëshiron asnjë shpërblim financiar, vetëm dhe vetëm për t’u hakmarrë për humbjen në Dibër të Madhe.

“Unë e dua një ndeshje tjetër me të, sepse ajo e para nuk shkoi deri në fund. Këtë herë mund të ndeshemi në Mynih, Maqedoni, Shqipëri, ku të jetojë Ferit Keta dhe vëllezërit e tij. Për mua nuk ka asnjë farë rëndësie”, deklaroi Karakus.

Keta e mposhti në raundin e pestë në ndeshjen e 8 shtatorit duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit për fitore. Deri tani, Feriti nuk ka humbur asnjë ndeshje në karrierë duke i fituar të gjitha sfidat (11).

Related posts

LARGIMI I “PLESHTIT” NGA BARCELONA/ Reagon edhe rivali i përjetshëm i Messit!

Delo.autor

Milan dhe Valencia projektojnë shkëmbimin e sulmuesve…

Sadik.Autor

FITUAN RIVALËT E URRYER/ Ja si trajneri Solskjaer uron Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment