Futboll Seria A Sport

“MJAFT ME ATO FOTO…”/ Talenti që po çmend Italinë kapet me mamanë

Francesco e lartëson atë, Roma e “përqafon”, ndërsa tifozët verdhekuq janë ndarë tashmë në qëndrime: t’ia japin apo jo “10” e Tottit. Nicolò Zaniolo është njeriu i momentit në Serie A, sepse po tregon potencialin e një lojtari të madh. Dopieta e fitores ndaj Portos në Ligën e Kampionëve është vetëm prova e fundit e 19-vjeçarit, që po i “çmend” të gjithë me paraqitjen te Roma.

Duke përfshirë edhe nmamanë e tij, Francesca Kosta, romaniste dhe tifozja e parë e Nicolo. Popullariteti që Zaniolo ka marrë në këto muajt e parë te Roma ka ndikuar në masë të barabartë edhe tek mamaja e tij, që tani po bëhet një yll i internetit.

Vetëm kjo, ndoshta e ka shqetësuar Zaniolo, i cili, sipas asaj që shkroi “Corriere della Sera”, i ka dërguar një qortim mamasë: “Ndalo mama, çfarë po bën kështu me gojën? Je 40 vjeçe!” Kërkesa e të riut verdhekuq lidhet me fotot e publikuara nga Francesca në Instagram.

Asgjë tronditëse, është e qartë, por vëmendja e medias dhe dritat e “prozhektorëve” janë rritur ndjeshëm. Zaniolo ka nevojë për qetësi, Roma dëshiron ta mbrojë atë, përderisa po “lulëzon”. Prandaj, edhe mamaja do të duhet ta pranojë qortimin e të birit.

Related posts

ÇFARË PO MENDONTE VALLË? Sulmuesin e Serisë A e tradhton mimika pranë zëdhënëses seksi të klubit

Delo.autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi shqiptar fut në sherr dy klubet italiane, Atalanta dhe Torino e duan

Delo.autor

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Modric realist: Barazuam me një gol me fat, ata ishin më të…

Delo.autor

Leave a Comment