Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Lojtari bëhet “mister 500”, ngjitet në “Olimpin” e Barçës (FOTO)

Natë e madhe, sonte, për Sergio Busquets. Mesfushori katalanas do të luajë në “Wanda Metropolitano” ndeshjen e tij të 500-të me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës. Ai debutoi me Blaugranët në kohën kur ishte trajner Pep Guardiola, për t’u futur tashmë në “klubin 500” të Barcelonës.

Duke “rrëmuar” në historinë e skuadrës katalanase në këtë drejtim, vetëm shtatë lojtarë e kanë arritur këtë numër të paraqitjeve. Të gjitha janë legjenda të Barçës: Xavi, Iniesta, Messi, Puyol, Migueli dhe Víctor Valdes. Busquets do të futet, në këtë mënyrë, në një përzgjedhje futbollistësh, që do ta bëjë atë të përjetshëm.

Përveç Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës, që i fitoi me ekipin kombëtar, “palmaresi” i Sergio Busquets në nivel klubi është i vështirë të përmirësohet… Tre Champions, shtatë La Liga dhe gjashtë Kupa Mbreti shërbejnë si dëshmi e një lojtari, që po bën epokë te Barcelona.

Related posts

ISH-MESFUSHORI I GALAKTIKOS/ Van der Vaart: Është e vështirë që të gjenden lojtarë të përshtatshëm, Real Madridit i mungon…

Isa.Autor

PAS POLEMIKAVE PËR “VAR”-IN KUNDËR PORTOS/ UEFA sqaron për penalltinë: Arbitri ishte afër dyluftimit, por nuk…

Delo.autor

TRIUMFOI NË KUPËN E ITALISË ME ROMËN NË 2001/ Nakata: Tani prodhoj sake. U tërhoqa nga futbolli kur…

Delo.autor

Leave a Comment