Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ Mourinho nuk ndalet, mesazh INJORUES për kapitenin e Man United

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka lëshuar një mesazh injorues kapitenit të skuadrës së tij, Antonio Valencia, si reagim ndaj një postimi të fundit të lojtarit në “Instagram”. Në konferencën për mediat të dhënë në prag të ndeshjes së të shtunës ndaj Bournemouth, Mourinho, i pyetur në lidhje me gjëndjen fizike të disa futbollistëve të dëmtuar, foli ndër të tjera edhe në lidhje me kapitenin Antonio Valencia.

Mbrojtësi amerikano-jugor publikoi një ditë më parë në Instagram një video, që paralajmëronte rikthimin e tij në fushë. Por, Mourinho, që ka patur disa tensionime me atë gjatë kohëve të fundit, shfrytëzoi rastin për të dërguar një mesazh ironik ndaj futbollistit. “Ai publikoi diçka qesharake në Instagram. Ai thotë: ‘punë, punë, punë’. Ai duhet të thotë: ‘punë, punë, punë i vetëm, sepse jam i dëmtuar dhe nuk mund të stërvitem me skuadrën’. Ai po stërvitet shumë fort, por pa top dhe pa skuadrën”, u shpreh Mourinho duke thumbuar futbollistin e tij.

Related posts

“KEMI NË EKIP SULMUESIN MË TË MIRË NË BOTË”/ Presidenti i Bayern: Shpresojmë që Lewa të qëndrojë

Delo.autor

TRANSFERTAT MAKTH PËR BARCELONËN/ Ja sa pikë kanë lënë “Katalanasit” larg shtëpisë

Delo.autor

NGA KAKA TEK MARIO BALOTELLI/ Ja 8 lojtarë që ishin të pasur para futbollit

Delo.autor

Leave a Comment