Futboll Sport

GRUSHTA E PËRLESHJE/ Shikoni si KACAFYTEN lojtarët në fushë në TURQI (FOTO+VIDEO)

Një përleshje e madhe mes lojtarëve të Fenerbahces dhe Galatasarayt ndodhi pas përfundimit të takimit. Epilogu i takimit ishte një barazim dramatik me rezultat 2-2.

Fillimisht pas një dominimi të madh vendasit e Galatas kishin epërsi të dyfishtë. Më pas në pjesën e dytë Fenerbahce u kthye duke shënuar së pari nga penaltia me anë të Valbuenas, para Jailson të shënojë një eurogol në minutën e 72-të.

Dy skuadrat luftuan deri në fund dhe patën raste për të fituar, por ndeshja u mendua se u nda në paqe.

Megjithatë, lojtarët fërkimet gjatë ndeshjes i sqaruan pas përfundimit, ku lojtarët vendas u vërsulën te ata të Fenerbahcës, në veçanti ndaj golashënuesit, Jailson.

Skenat e tmerrshme tashmë po bëjnë xhiron e botës, e që në fakt nuk janë risi për një derbi të tillë që gjithmonë karakterizohet me shumë tensione.

Related posts

Arrihet marrëveshja për Aubameyang, gati transferimi te Arsenal për 60 milionë euro

Q.Autor

SANÇEZ “TRADHËTON” MILANIN/ Kuqezinjtë piketojnë talentin argjentinas si zëvendësuesin e tij

F.autor

“VIJOJ KONTRATËN QË ZGJAT DERI NË 2022″/ Zidane: Hazard kur do të kthehet? I mungon diçka për të luajtur dhe…

Delo.autor

Leave a Comment