Futboll Sport

E PABESUESHME/ Panucci para ndeshjes me Skocinë “sulmon” lojtarët: Duket sikur janë të shurdhët…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka folur para ndeshjes së 17 nëntorit kundër Skocisë të vlefshme për Ligën e Kombeve, e fundit për fazën e grupeve.

Në një deklaratë për mediat, tekniku italian Përveç optimizmit nuk kurseu kritikat ndaj skuadrës së tij.

Gjithashtu Panucci sulmoi lojtarët duke thënë se nuk e dëgjojnë për urdhrat që jep pasi çdo këshillë e tij shkon në vesh të “shurdhët”.

“Ndeshjen me Skocinë e merituam humbjen nuk luajtëm mirë, vuajtëm shumë. Në “Elbasan Arena” do të jetë ndryshe pasi Shqipëria nxjerr lojë të mirë në shtëpi. Kemi pësuar 3 gola nga goditjet standarde. Me duket sikur merrem me një skuadër të “shurdhët”, duhet të përsëris çdo gjë me lojtarët që më duket sikur nuk më dëgjojnë pasi nuk zbatojnë urdhrat”, tha ai.

Ai tregoi se kishte patur një bisedë me mbrojtësin e Kasimpasas në Turqi, Loret Sadiku duke sqaruar edhe arsyen e “refuzimit”.

“Sadikun e ftova pastaj me dërgoi një mesazh dhe folëm me njëri-tjetrin. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, por më tha që kishte pasur probleme, nuk ishte 100%. Më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë nëse nuk është i gatshëm 100%. Ai është në plane për të ardhmen. Më pas ftova Kaçen, pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim.”

I pyetur nëse do të largohet nëse humb duelin e fundit në Ligën e Kombeve atë kundër Skocisë, tekniku italian ka dhënë një përgjigje diplomatike, shkruan SYRI.net.

Panucci tha se në rast humbje do të jetë e vështirë për të gjithë.

“Çdo humbje nuk duhet të më faturohet mua. Unë mbaj përgjegjësinë time për rezultatet e kombëtares por në rast të një rezultati negativ ndaj Skocisë atëherë gjithçka bëhet e vështirë, për tifozët, për Federatën, për mua, për lojtarët dhe mbi të gjitha për Shqipërinë që humb shumë.

“Duhet të zhvillojmë ndeshje të mirë dhe më pas do të shohim. Por nëse humbim e theksoj do të jetë e vështirë për të gjithë ne”, tha ai.

Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht më 17 nëntor në “Loro Boriçi” ndeshjen e fundit të grupit të Ligës së Kombeve me Skocinë, ndërsa 3 ditë më pas në “Elbasan Arena” miqësoren me Uellsin.

Related posts

Ëndrra “në sirtar” e De Laurentiis: Një Europian, në vend të Champions League

Sadik.Autor

“BACË U KRY”/ Dardanët çojnë në vend amanetin e Fadil VOKRRIT në “vatrën” e tij

Isa.Autor

ZONJA SHKËLQEN NË CHAMPIONS/ Juve del nga kriza, me Dybala fluturon në 1/8

Delo.autor

Leave a Comment