Futboll La Liga Sport

KAOS/ Tension te Barcelona pas humbjes, Suarez dhe Pike shkëmbejnë sharje banale (FOTO)

Barcelona u mposht në shtëpi nga Betisi me rezultatin 3-4 duke regjistruar humbjen e 2-t në 12 javët e para të kampionatit. Kjo sfidë e katalanasve nuk ka kaluar pa tension. Gerard Pike dhe Luis Suarez shkëmbyen disa fjalë banale mes tyre pas përfundimit të ndeshjes.

Situata mund të agravonte, por Pike tërhiqet duke i hapur rrugë uruguaianit. Kanali televiziv spanjoll, Movistar, kapi Suarezin duke i thënë mbrojtësit të Barcelonës:

“Tani do të ankohesh për një pasim, mos më “f **k” mua”, u shpreh Suarez. Pike shpërndau situatën duke u shprehur: “E pra kjo është”.

Më pas Suarez vazhdoi debatin duke shtuar: “Mirë, mirë, nëse ju thoni “e imja”, është në rregull, por unë betohem me jetën time se nuk e kam dëgjuar”,

Related posts

Thyhet rekordi i Mayweather, tajlandezi arrin 51 fitore e asnjë humbje

Isa.Autor

NDESHJE E ÇMENDUR NË ANGLI/ 16 penallti, 2000 tifozë dhe pushtim fushe, si festohet ngjitja në…

F.autor

QESHARAKE NË VLORË/ Turbinës i vijnë fanellat me makinë, sfida starton 40 minuta me vonesë

Delo.autor

Leave a Comment