Futboll Sport

TOPI I ARTË/ Ja kush e zëvendëson Ronaldon në podium…

Numërimi mbrapsht ka filluar dhe 3 dhjetori është gjithmonë e më afër. Të dhënat po shtohen, zërat po kthehen në hipoteza dhe rënia e zotëve të futbollit duket e sigurt tashmë.

Topi i Artë, që nga 2008-a e deri më sot ka qenë një çështje mes Cristiano Ronaldo-s dhe Leo Messi-t, të cilët e kanë fituar nga pesë herë, duket se ka humbur përfundimisht dy protagonistët e 10 viteve të fundit.

Sipas lajmeve të fundit, 173 gazetarët që votojnë nga e gjithë bota kanë zgjedhur 3 emra të rinj, duke lënë jashtë Messi-n dhe CR7. Nëse për argjentinasin sezoni i kaluar nuk ka qenë perfekt, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për portugezin.

Pikërisht për këtë arsye përjashtimi i tij është më i bujshëm, veçanërisht sepse vendin e tij në krah të Modric dhe Mbappe duket se e ka marrë Varane, edhe ai fitues i Kupës së Botës me Francën dhe i Champions League me Ronaldo-n dhe Modric.

Një tjetër zhgënjim për asin portugez, i cili u mposht nga kroati për çmimin “The Best” të FIFA-s.

Related posts

ZBULON INTERIN E VITIT 2016/ De Boer: Kisha një grup të kalbur, por klubi nuk…

Delo.autor

“FSHF” NË KËRKIM TË TRAJNERIT PËR KOMBËTAREN/ Shqiptarët “mbysin” De Biasin me komente: Aman ktheu (FOTO)

Delo.autor

“FANTASTIKE QË DO TË DEBUTOJ KUNDËR PSG-SË”/ Cavani zbulon objektivat: Erdha në Manchester për…

Delo.autor

Leave a Comment