Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ INTERI gati plani “3M” për TITULLIN. Me Marotën vijnë edhe…(FOTO)

Për të kërkuar titullin kampion duket ende herët për Interin. Këtë e tregon ky fillimkampionati, ku Juventusi duket vërtet i pakapshëm, prandaj sivjet do të kërkohet që të qëndrohet i sigurt në zonën Champions, por në të njëjtën kohë Spaleti dhe banda e tij duhet të rrisin bashkëpunimin në fushë dhe cilësinë e lojës dhe në të njëjtën kohë të piketojnë lojtarë të rëndësishëm, në pritje të sezonit të ardhshëm për të fuqizuar edhe më shumë këtë skuadër, në çdo repart të saj.

E gjithë kjo ide është hedhur në letër dhe shumë shpejt do të nisë të vihet në zbatim, një plan i ashtuquajtur “3M”, i cili do të nisë me atë që në vitet e fundit ka fituar spaletat e mbretit të merkatos. E thënë ndryshe, Marota… Pikërisht kështu, ai Xhuzepe Marota që në tetë vite diti që të afrojë jo vetëm talente dhe lojtarë të mëdhenj te Juventusi, por që falë intuitës dhe punës me shit-blerjet e lojtarëve pasuroi bindshëm edhe arkat e bardhezinjve.

marota

MAROTA

Dhe teksa 61-vjeçari është shkëputur zyrtarisht nga Juventusi, tashmë zërat që e shohin pranë me zikaltrit marrin konfirmime edhe nga ai. “Aventura ime e radhës? Ju siguroj se do të vazhdoj të qëndroj në Itali. Nuk do të lëviz jashtë, – shprehet Xhuzepe Marota. – Interi skuadra ime e ardhshme? Unë jetoj në Milano, jetoja aty edhe kur isha pjesë e Juventusit, ndaj ka shumë mundësi që kjo të ndodhë. Interi është një skuadër e madhe, ndaj do të ishte një sfidë e bukur”.

marsial

MARSIAL E MODRIÇ

Dhe teksa Marota hap dyert dhe pret të firmosë si administrator i deleguar i skuadrës dhe njeriu që do të merret gjithashtu me merkaton, së bashku me drejtorin sportiv, Piero Auzilio, zërat e parë thonë se Marota ka në dorë për verën e ardhshme dy dhurata të rëndësishme për Interin. Emrat e përzgjedhur prej tij janë Entoni Marsial, sulmuesi francez i Mançester Junajtid, i cili ka shtyrë rinovimin e kontratës me “Djajtë e kuq” dhe është në kërkim të një aventure të re, si dhe Luka Modriç, fantazisti, i cili në verën lamë pas ishte vërtet shumë pranë zikaltërve, por Reali i Madridit e bllokoi, pasi për ta do të kishte qenë vërtet një goditje e rëndë, nëse do të kishin humbur edhe kroatin, pas Kristiano Ronaldos.

luka modric

Sigurisht që me këta dy lojtarë, Interi do të kërkojë të forcojë qarkullimin e lojës në mesfushë (me Modriçin) dhe forcën goditëse në sulm (me Marsialin). Për të dy këta, Marota do të nisë punën intensive me të firmosur kontratën me Interin, ndërsa “Suning”, i cili sivjet ka shtuar miliona në arkat e klubit edhe falë pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve, do të ketë një buxhet edhe më të madh në merkato. Natyrisht që e gjithë kjo për momentin është vetëm një plan, por ndërkohë rindërtimi i skuadrës zikaltër po ecën në drejtimin e duhur dhe me një mjeshtër si Xhuzepe Marota tifozët mund të ëndërrojnë.

Related posts

Dëmtoi Salah, 95 mln egjiptianë i kërkojnë 1 mld euro dëmshpërblim Ramos-it

Sadik.Autor

“I KA DALË BOJA”/ ​Legjenda e Arsenalit “TALLET KEQ” me Sanchezin: Man United e bleu atë për…

Isa.Autor

“CR7 ËSHTË SULMUESI MË I MIRË”/ Gary Neville “bombardohet” në rrjetet sociale nga tifozët e Messit

Delo.autor

Leave a Comment