Futboll Seria A Sport

IBRA 1 HAP LARG/ Ja formacioni i FRIKSHËM i MILANIT pas merkatos së JANARIT

Cilat do të jenë përforcimet e Milan në merkaton e janarit? Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Italia, kuqezinjtë kanë disa objektiva dhe, pasi kanë siguruar mesfushorin 21-vjeçar Paqueta, pritet të përforcojnë edhe repartet e tjerë.

Për sa i takon mbrojtjes, emri në krye të listës është Rodrigo Caio i San Paolo-s, i kërkuar edhe në të kaluarën. Duhet një përforcim edhe në mesfushë, duke parë se Biglia nuk do të jetë në dispozicion për 4 muaj dhe se Bonaventura mund të mungojë gjithashtu për një kohë të gjatë.

Mes objektivave të “Djallit” janë Stefano Sensi i Sassuolo-s dhe Lobotka i Celta Vigo-s. Në fund, emri i preferuar për sulmin mbetet Zlatan Ibrahimovic. Gjiganti suedez nuk e ka harruar Milanon, por rikthimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Luftëtari/ Ndizet sfida, gjirokastritët në kërkim të golit (VIDEO)

Isa.Autor

Cristiano Ronaldo, 10 ndeshje – 20 gola

Sadik.Autor

Sulmuesi i Arsenal shumë pranë Lazio-s

Sadik.Autor

Leave a Comment