Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Empoli kthen Frederik VESELIN në “SHKOLLË” për të EDUKUAR…

Frederik Veseli është bërë sot pjesë e një nisme të veçantë të klubi i Empolit, i cili ka vendosur që herë pas here të dërgojë futbollistët e tij në shkolla të ndryshme të qytetit. Bashkë me Hemed Traore, ai ka qenë sot i pranishëm në një shkollë fillore ku është takuar me shumë fëmijë të cilët ishin shumë kureshtarë të dinin sa më shumë rreh futbollistëve të Serisë A.

Për rreth një orë, Veseli dhe shoku i tij i skuadrës kanë shuar kureshtjen e fëmijëve të vegjël të cilët kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet për jetën e lojtarëve profesionistë, mes të qeshurave dhe batutave teksa futbollistët tregonin eksperiencat e tyre. Në fund, shumë duartrokitje, autografe dhe sigurisht foto për të kujtuar këtë ditë.

Kësisoj, Veseli nisi ciklin të atij që te Empoli e quajnë “Shkolla e Tifozëve” dhe mendojnë që nëpërmjet kësaj mënyre, të mbajnë sa më afër tifozët me skuadrën për t’u ushqyer atyre dashurinë për klubin.

Related posts

Cungu: Jam i lumtur që munda Tiranën. Ja çfarë na duhet të dalim kampion

Isa.Autor

“DO DOJA QË TIFOZERIA TË TËRHIQTE SKUADRAT”/ Flet Redi Jupi para derbit: Ekipet janë të kënaqura me…

Delo.autor

Jup Hejnkes: Me këmbë në tokë, s’e stërvis dot më Bajernin

Q.Autor

Leave a Comment