Futboll Shqipëri Sport

NDRYSHIME NE FSHF/ Një TIFOZ ULTRAS në krye të Marrëdhënieve me Publikun

Largimi i Gert Çarçanit nga zyrat e FSHF-së la një vend vakant në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun, ose siç quhet ndryshe “PR” në gjuhën e marketingut. Gert Çarçani ka lënë një vend bosh edhe si figurë, sepse ardhja e tij në FSHF pak muaj më parë i dha një fytyrë të re sektorit të PR në këtë institucion.

Kujtojmë që Gert Çarçani në këtë pozicion erdhi duke zëvendësuar Jona Dervishin, një figurë femërore që bëri bujë mes gjithë atij ambienti meshkujsh.

Por, prej largimit të Çarçanit, prej ditës së hënë është marrë dhe vendimi për emrin e ri në këtë pozicion. Andi Verçani ka marrë këtë pozicion, teksa është emëruar nga strukturat e FSHF-së në krye të sektorit të PR.

Andi Verçani është diplomuar në një nga universitetet private të vendit për degën Marrëdhënie me Publikun – Komunikim dhe masterin e ka kryer për Administrim Biznes. Në fushën e sportit Andi Verçani nuk është një figurë e panjohur, pasi për tifozët ultras të Tiranës ai është dalluar edhe si kryesuesi i tyre. Te Tirona Fanatics ai ka mbajtur role udhëheqësi, grupim që sot është i dënuar nga FSHF që të mos marrë pjesë në ndeshjet e 24 herë kampionëve të vendit.

Related posts

West Ham barazon gjithçka në “Emirates”/ Arnautovic shënon gol ndaj Arsenalit (VIDEO)

Sadik.Autor

214 milionë euro vetëm “Premier League”. Shifrat më të mëdha në krahasim me…

Sadik.Autor

REIMS-PSG/ Mbappe titullar në këtë ndeshje, Messi bëhet gati për debutimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment