Futboll Shqipëri Sport

E PAPRITUR/ IBRA përshpejton kalimin te MILANI, kuqezinjtë me sytë nga CHELSEA

Me ditët që kalojnë, dhe afrimin e merkatos së janarit, për Milanin ditët e ftohta të dimrit do të jenë disi më të nxehta. Deri më tani, vetëm Lucas Paquetà është një blerje e sigurtë, të cilën e konfirmoi dhe Gattuso në konferencën pas fitores 5-2 kundër Dudelange. Në sulm, Ibrahimovic është mëse i mirëpritur, por ai dhe braziliani nuk mjaftojnë për një skuadër, që është mbuluar nga dëmtimet.

Me Musacchion, Romagonlin dhe Caldaran jashtë, në janar kuqezinjtë e kanë detyrim blerjen e një mbrojtësi qëndre, për t’iu bashkuar Cristian Zapatas. Favoriti kryesor është Andreas Christensen. 22-vjeçari nga Danimarka, nuk ka gjetur hapësirat e duhura pas ardhjes së Maurizio Sarrit, dhe nuk do ta kishte problem transferimin në Milano. Por, një tjetër futbollist i londinezëve është synim për Leonardon dhe Maldinin. Cesc Fabregas do t’i siguronte Gennaro Gattusos cilësi dhe përvojë në mesfushë, ku siç u pa me Dudelange, lojtarë si Halilovic dhe Bertolacci nuk ofrojnë siguri. Spanjolli është i pëlqyer prej kohësh në ambientin kuqezi, që në kohën kur merkaton e udhëhiqte Adriano Galliani, e më pas Fassone me Mirabellin.

Problemi më i madh për të marrë Fabregas, mbetet rroga e lojtarit, i cili merr 8 milionë euro në sezon, por gjithsesi ka mundësi të zgjidhet.Ndërkohë, përsa i përket Ibrahimovic, në mediat italiane flitet se mund të ketë një përshpejtim të tratativës në ditët e ardhshme. Zlatan dëshiron vetëm rikthimin në Milano, ndërkohë vendimi përfundimtar i përket Leonardos.

Related posts

Manjati rusogrek i PAOK-ut, ndihmë Putinit për ushtarakët e arrestuar në Turqi

Sadik.Autor

NGA INTER TEK ARSENAL/ 10 fanellat më të bukura të sezonin 2020-21, fituesja është një italiane (FOTO)

Delo.autor

HAALAND DREJT LARGIMIT NGA DORTMUND/ “Los Blancos” një hap larg transferimit. Gjermanët gjejnë zëvendësuesin

Delo.autor

Leave a Comment