Bundesliga Futboll Sport

“Tridentët” më të frikshëm të Europës/ Kryeson MCN, ka befasi në vendin e dytë (FOTO)

Në renditjen e hartuar nga prestigjiozja spanjolle “Marca”, e cila shqyrton golat e “tridentëve” në kampionatet përkatëse, befasia është ai i Eintracht Frankfurt: Jovic, Haller dhe Rebiç, që shfaqet në vendin e dytë.

Po t’i marrësh një e nga një, konstaton se emrat e tyre nuk të shfaqen mes pozicioneve të para në renditjen e “Topit të Artë”. Megjithatë, sipas numrave, tridenti i formuar prej tyre (tek Eintracht Frankfurt) është me të njëjtën vlerë golash me atë të Barcelonës dhe më produktiv se ai i Manchester City dhe Juventusit.

Patjetër, Bundesliga Gjermane mund të mos jetë në nivelin e La Liga-s, Premier League dhe Seria A, sidomos sa i përket rivalitetit, por Luka Jovic, Sebastian Haller dhe Ante Rebiç janë një “treshe” madhështore në futbollin e sotëm europian, që e ka shtyrë Eintracht Frankfurtin drejt vendit të tretë në renditjen e kampionatit gjerman.

Siç tregohet nga renditja e “Marca” për “tridentët” më të frikshëm (produktivë) në kampionatet europiane, ai i Eintracht Frankfurt zë vendin e dytë, përpara shumë kolegëve të shquar. Kreun e këtij klasifikimi e mban sulmi i frikshëm i PSG-së (MCN), me 30 gola, i cili përbëhet nga Kylian Mbappé (11), Neymar (10) dhe Edinson Cavani (9).

Le të shkojmë më poshtë dhe të zbulojmë renditjen e “top 10” së “tridentëve”, sipas një rendi zbritës, nga i dhjeti tek i pari.

10) Juventusi – 17 gola
Ronaldo (9), Mandzukic (6), Dybala (2) 


9) Napoli – 18 gola
Insigne (7), Mertens (7), Milik (4)


8) Celta Vigo – 18 gola
Iago Aspas (8), Maxi Gomez (6), Brais Mendez (3)


7) Sevilla – 19 gola
André Silva (8), Ben Yedder (6), Sarabia (5)


6) Manchester City – 20 gola
Aguero (8), Sterling (7), Sané (5)


5) Borussia Dortmund – 21 gola
Paco (9), Reus (8), Sancho (4)


4) Gladbach – 21 gola
Plea (8), Hazard (8), Hofmann (5)


3) Barcelona – 23 gola
Messi (9), Suarez (9), Dembélé (5)


2) Eintracht Frankfurt – 23 gola
Jovic (9), Haller (9), Rebic (5)


1) PSG – 30 gola
Mbappé (11), Neymar (10), Cavani (9)

Related posts

Zyrtare: Fatih Terim rikthehet në Galatasaray

Q.Autor

PERPLASJA QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Conte: Problemi është mes meje dhe Tuchel

F.autor

PËSON 8 GOLA/ Kombëtarja shqiptare e femrave humbje TURPËRUESE përballë Serbisë

Isa.Autor

Leave a Comment