Futboll Seria A Sport

KA FITUAR BESIMIN E TRAJNERIT/ Vjen lajmi i madh për GJIMSHITIN tek Atalanta

Fitorja e Atalantas ndaj Interit dhe goli i realizuar ishin padiskutim mesazhi më i mirë që mbrojtësi Berat Gjimshiti mund t’i jepte trajnerit Gasperini, i cili siç duket nuk gaboi kur vendosi që ta mbante pas huazimit prej një sezoni te Avellino, në Serie B.

Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Interit ka folur rreth paraqitjes së mbrojtësit, duke u ndjerë i kënaqur për faktin se në një mbrojtje eksperimentale dhe e paprovuar, pikërisht shqiptari kishte bërë diferencën. “Jam i lumtur për faktin se Gjimshiti luajti mjaft mirë, ashtu si të tjerët. Nuk e kishim provuar dhe nuk ishte mbrojtja titullare, por u soll mjaft mirë”.

Pas asaj ndeshje, mbrojtësi kuqezi luajti sërish titullar, por fatkeqësisht Atalanta shpërdoroi shumë ndaj Empolit dhe u thye 3-2 në transfertë. Kjo ishte ndeshja e katërt si titullar për mbrojtësin, që në total ka mbledhur 406 minuta, në pesë ndeshje ku është aktivizuar.

Një injeksion besimi nga trajneri, që ka folur edhe për rolin e portierëve në të ardhmen, duke theksuar se do të vijë koha kur gardiani të dalë në linjë me mbrojtjen dhe luajë me këmbë. i pyetur nëse Berisha mund ta bëjë, Gasperini është limituar të shtojë me shaka: “Më mirë të qëndrojë në portë Etriti”. Kjo sepse ndoshta portieri i Shqipërisë, që dikur shquhej për golat me penallti dhe madje edhe goditje dënimi, në Suedi, po has jo pak vështirësi.

Related posts

“TËRBOI” DJALLIN/ UEFA i jep të drejtë Milanit, gjyqtari Cakir drejt dënimit

Delo.autor

Ja sa është pagesa për çdo lojtar të Francës nëse fiton Kupen e Botës…

Isa.Autor

SFIDA DERBI NDAJ ATLETICO MADRID/ Ancelotti: Shpresoj të kem fatin e Simeone edhe unë

Delo.autor

Leave a Comment