Të tjera Tennis

Tenisti Zviceran, Federer: Kam ende probleme me dorën, ja objektivat për vitin e ardhshëm

Tenisti zviceran Roger Federer ka deklaruar sot, në mbyllje të sezonit 2018, se ka ende probleme me dorën e djathtë, të dëmtuar pak kohë më parë. Numri 3 në botë u shpreh se do ta shfrytëzojë këtë periudhe 2-mujore për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin 2019, ku do ta nisë menjëherë me mbrojtjen e titullit në Australian Open.

Përveç kësaj, Federer ka dy objektiva: Të përmirësojë nivelin e lojës së tij dhe të jetë sa më në formë fizikisht. “Gjatë kësaj periudhe që do të jem pushim do të punoj më shumë në lojën time pranë rrjetës, për ta goditur më fort topin. Edhe përgatitja fizike do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë punës time në palestër”, tha Federer.

Zvicerani pranoi se ende nuk ka vendosur nëse do të luajë në fushat me dhè sezonin tjetër, vendim që do të kushtëzojë edhe përgatitjen. “Deri në dhjetor do të jem me pushime, më pas do të stërvitem në Abu Dhabi. Në fund të vitit do të jem në Australi për turneun e Hopman Cup dhe për Australian Open”, u shpreh Roger Federer.

Related posts

Kuqezinjtë humbasin sërish ndaj Bjellorusisë dhe eliminohen nga Liga e Europës

Sadik.Autor

Nuk ka mrekulli, kombëtarja humbet me Hungarinë në…

Sadik.Autor

Nën mbikqyrje pas arrestimit, por McGregor largohet nga Irlanda për pushime

Sadik.Autor

Leave a Comment