Futboll Premier League Sport

E QUANIN DËSHTAK/ ROMERO: “MARTIAL ka kontroll mbi topin, po aq mirë sa…”

Është e pashmangshme për lojtarë që kanë pasur mundësinë që të luajnë me Messin apo Ronaldon, që kur duan të tregojnë se një futbollist është shumë i mirë, të mos i krahasojnë me argjentinasit apo portugezin.

I tillë është edhe rasti i Sergio Romero, portieri i Manchester United. Në një prononcim në faqen zyrtare të klubit, 31-vjeçari e ka krahasuar shokun e tij të skuadrës, Anthony Martial me Lionel Messin. Sipas tij, Martial ka të njëjtin kontroll mbi topin, ashtu si kurse edhe fituesi i 5 herë i topit të Artë.

“Messi është një nga lojtarët më të mirë që unë kam parë. Mendoj që është i vetmi futbollist në botë që kam parë, duke vrapuar me topin sikur ta kishte mbërthyer në bërë. Ai mund të vrapojë me shumë shpejtësi dhe topi vijon të jetë në këmbët e tij, e kontrollon atë, prandaj bën gjërat që ai bën. Edhe Anthony bën atë që bën Leo. Vrapon me shumë shpejtësi, dhe më pas e ndal topin në mënyrë të menjëhershme. Leo vrapon me topin, driblon dhe papritur ndalet, ndryshon ritmin, ose shkon në anën tjetër. Edhe Anthony e bën lehtësisht këtë, driblon topin, ndalon papritmas dhe ndryshon anën e lojë”, u shpreh Romero.

Martial u transferua në Manchester një muaj pas Romero, për një shifër 75 milion dollarë, por karriera e francezit nuk morri drejtimin e duhur me ardhjen e Jose Mourinho. Flitej për një largim të 22-vjeçarit nga Old Trafford në verë, por ai është përmirësuar shumë në sezonin e fundit, ku dhe ka shënuar 5 gola.

Related posts

DASHURIA PËR KOMBËTAREN NUK NJEH LIMITE/ Shikoni sakrificën e çmendur të tifozit shqiptar (FOTO)

Delo.autor

GËZON PAMASË TIFOZËT “KUQEZI”/ Ibrahimovic i hap dyert rikthimit: Milan është shtëpia ime e dytë!

Delo.autor

Rrëfimi unik i Messit si “çoban dhish”: Nuk e konsideroj veten më të mirin…

Sadik.Autor

Leave a Comment