Futboll Seria A Sport

E TMERRSHME/ Detajet: Futbollisti brazilian U THER me THIKË KASAPËSH tek organet…

Hetimet për vrasjen e futbollistit brazilian, Daniel Correa, po vazhdojnë ende. Së fundi, një 19-vjeçare, e cila ishte dëshmitare në këtë ngjarje, ka bërë të ditur se një thikë kasapësh ishte përdorur për prerjen e fytit të tij. I dyshuari për vrasje, Edison Brittes, i cili ka thënë publikisht se ai e ka kryer këtë vepër, i kishte urdhëruar të gjithë mysafirët në shtëpinë e tij që t’i pastrojnë të gjitha skenat e krimit, si dhe t’i djegin të gjitha gjërat ku kishte mbetur gjaku i Correas.

Madje, Globoesporte raporton se Brittes kishte urdhëruar që të djegën edhe të gjitha dokumentet identifikuese të futbollistit, në mënyrë që policia të mos gjente asnjë provë për ta akuzuar atë për vrasje.

Fillimisht, plani kishte qenë ta tredhin dhe jo ta vrisnin sepse Brittes pretendonte se burri ia kishte përdhunuar gruan. Policia e ka mohuar këtë akuzë për dhunim, por besohet se Brittes i kishte parë fotot e futbollistit në shtrat me gruan e tij dhe ishte zemëruar për shkak të tyre.

Avokati i Eduardos, njëri nga tre burrat që e ndihmuan Brittesin, e ka sqaruar incidentin në detaje. Ai thotë se plani ishte ta tredhin Correan, por Brittes i kishte ftuar tre burrat ta lidhnin atë pasi e kishin rrahur, pasi që sjellja e Britessit kishte ndryshuar gjatë rrugës, kur ai i kishte parë fotografitë e futbollistit me gruan e tij.

Ata të gjithë dolën nga vetura për të tredhur Corean, por Brittesi ia preu fytin. Pasi e bëri këtë gjë, ai kishte kërkuar ndihmë nga tre burrat e tjerë për ta larguar atë nga makinë, por asnjëri prej tyre nuk pranoi ta bënte këtë gjë.

Por, Brittesi vazhdonte ta godiste atë me thikë në qafë dhe për shkak se tre burrat e tjerë u ndien keq për të, ata i ndihmuan ta largojnë trupin.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo i propozon Juventus dy emra të mëdhenj për stolin

Delo.autor

REAL MADRID-AJAX/ “Miqtë” kalojnë në epërsi, shënon Ziyech 

Delo.autor

Ylli i Kroacisë provokon Rusinë dhe Putin, rrezikon skualifikimin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment