Futboll Premier League Sport

E TMERRSHME/ Shpëtoi për mrekulli nga 6 PLUMBAT, futbollisti tregon TMERRIN që përjetoi

Futbollisti kolumbian, Juan Sebastian Quintero, për pak sa nuk u vra nga një tifoz special i tij, i cili madje mbante veshur fanellën e skuadrës së zemrës. Tifozi i ekipit kolumbian Deportivo Cali i kishte drejtuar armën Quienteros duke i thënë: “Do të vras, bir bushtre”.

Vetë lojtari tregon momentin e tmerrshëm të atentatit: “Unë isha duke shkuar në shtëpinë time kur e dëgjova dikë duke trokitur në dritaren time dhe ai person e kishte bërë gati armën për të më qëlluar dhe për të më vrarë. Mu deshën dy apo tre sekonda për të reaguar dhe pastaj fillova të vrapoj. Ai vetëm trokiti në dritare, ma drejtoi armën dhe më tha: ‘Do të të vras, bir bushtre’.

E vetmja gjë që e pashë ishin rrobat e ekipit të Deportivo Calit, personi që e bëri dhe çfarë ndodhi janë detaje që ende janë duke u hetuar.

Plumbat goditën derën, ndërsa unë dhe vëllai im shpëtuam për fat të mirë. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin në futboll”, tha Quintero.

Related posts

“MESSI ËSHTË GJENIU I VETËM NË FUTBOLLIN BOTËROR”/ Ish-trajneri i Realit e pranon

Delo.autor

THYEN “PLESHTIN” DHE RONALDON/ Ja rekordi që vendos sulmuesi Haaland në Champions League…

Delo.autor

KLAUZOLË LIRIMI DERI MË 15 KORRIK/ Asnjë ofertë te Barcelona për mbrojtësin

F.autor

Leave a Comment