Futboll Seria A Sport

KA “FRIKË” TË PËRMENDË CHAMPIONSIN/ De Ligt THEKSON: Fitojmë gjithçka…

Juventusi ka prezantuar Matthijs De Ligt.

Talenti holandez theksoi se me fanellën bardhezi dëshiron që të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm brenda një sezoni por pa përmendur Champions Leaguen.

“Ka tre kompeticione, katër bashkë me Superkupën, të shohim se çfarë do të bëjmë: ne duam që të fitojmë gjithçka. Çdo kompeticion tek i cili merr pjesë Juventusi, e bën për të fituar dhe ne do të provojmë”.

“Presion? Normalisht që në futboll ka shumë presion. Kur një klub të blen me këtë çmim do të thotë shumë. Për të qenë një futbollist i madh duhet të dish të menaxhosh presionin. Unë, sidoqoftë, përpiqem të luaj rolin tim, nuk është problem”.

Në ambientet e “Allianz Stadium” mbrojtësi i talentuar nënshkroi kontratën 5-vjeçare me “Zonjën e Vjetër” ndërsa në fanellë do të mbajë numrin 4.

Related posts

“Ronaldo e meriton Topin e Artë, jo Messi”/ Vjen deklarata e çmendur nga …

Delo.autor

ARRIN MARRËVESHJEN/ Një nga talentet e Ajaxit transferohet në Bundesliga tek…

Delo.autor

JUVENTUS-INTER/ VAR akordon një penallti, bomberi Lukaku ndëshkon “Bardhezinjtë”. Ja si feston (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment