Futboll Sport Të tjera

E VEÇANTË/ Edhe të verbërit dinë si të luajnë shah, nis kampionati kombëtar i 18-ë në Tiranë

Në Tiranë nisi sot kampionati i shahut për të verbërit. “RTSH Sport” bëri me dije se 20 konkurentë nga e gjithë Shqipëria nisën garën e 18-të në histori në qendrën e të verbërve “Damjan Fortuzaj”.

Gara organizohet në versionin “rapid” me 7 raunde, ku çdo pjesëmarrës ka në dispozicion 30 minuta kohë për të zgjidhur duelin.

Sot përfunduan 4 raundet e para dhe më pas do të kryhen dhe 4 të tjerat.

Në eventin e veçantë ishte prezent dhe presidenti i Federatës së Shahut Eduard Shalsi, që është njëkohësisht dhe kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.

Interesant është fakti se kjo garë ka nisur që në vitin 1992 dhe kampioni i parë është shpallur Ndoc Bjeshka. Ai ka arritur të ngjitet në vendin e dytë në një event ndërkombëtar për shahun. Kurse kampioni në fuqi Bashkim Meta rrëfen mënyrën si luhet shahu për këtë kategori njerëzish, ku tregon se për t’u orientuar më lehtë kutitë e zeza të kutisë janë më të ngritura se kutitë e bardha.

Related posts

Prishi kontratën e qirasë së banesës, Sarri drejt largimit?

Sadik.Autor

JOSHËSE/ Gruaja e RAMOS, shfaqet SUPER SEKSI edhe pas lindjes (FOTO)

Isa.Autor

Gati të startojë Premier League/ Ja “skaneri” i 20 skuadrave pjesëmarrëse

Isa.Autor

Leave a Comment