Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Brdariç: Do të futemi në fushë për të marrë tre pikët dhe për…

Në vigjilje të supersfidës së nesërme ndaj Partizanit, në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, i cili ka analizuar këtë takim për shkodranët:

Ndeshja ndaj Partizanit – “Nesër është një sfidë e madhe për ne, do jemi në fushën tonë, qytetin tonë dhe me tifozët tanë dhe shpresojmë të bëjmë një paraqitje sa më të mirë të mundshme.”

Stërvitja në kalçeto – “Nuk kemi kohë për t’u ankuar, e dimë tashmë se si janë kushtet. Kemi punuar nga ana mentale me lojtarët për sa i përket kësaj çështjeje dhe jemi përqendruar vetëm te fitorja për nesër, ky është qëllimi ynë i vetëm për momentin. Pikë së pari ne duhet të kuptojmë se po ndërtojmë Vllazninë e re dhe kjo gjë kërkon pak kohë. Çdo kush e di që ne nuk kemi kushtet më të mira, tani nuk do të ankohemi për këtë gjë, por duhet të fokusohemi te gjerat kyçe.”

Aralica – “Kur mungon dikush si Aralica do të kërkojmë një mundësi tjetër. Ne do të kemi dy tre lojtarë që janë të gatshëm dhe kanë dëshirë për të luajtur dhe do të zgjedhim 11-shen që mendojmë se është e duhura për të luajtur.”

Partizani – “Kemi një trend të mirë rezultate, megjithatë nesër është një sfidë tjetër me Partizanin edhe ata kanë pasur rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit. Megjithatë do të futemi në fushë për të marrë tre pikët dhe për të marrë fitoren.

Stërvitja – “Sot fatmirësisht kemi bërë stërvitje në stadium dhe u morëm më shumë me mënyrën si do të luajmë nesër, megjithatë shpresojmë që çdo lojtar do përpiqet të jetë i gatshëm të luajë.”

Tifozët – “Sigurisht që pjesëmarrja e mbështetësve varet nga kushtet atmosferike në qytet, shpresoj që të jetë kohë e mirë. Unë e kam thënë gjithmonë që i jam falënderues çdo tifozi që vjen në stadium, qoftë një tifoz të vijë apo shumë më shumë unë prap do i falënderoj dhe do u jem shumë mirënjohës. Megjithatë nëse stadiumi do jetë i tejmbushur do jetë një shtysë shumë më shumë edhe për ne.”

Merkato – “Nuk mendoj se është koha e duhur për të folur për merkaton e janarit, mendoj se duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme. E di që është diçka e veçantë për ju për të folur rreth merkatos megjithatë në kohën e duhur do kemi edhe informacionet e duhura, derisa të vij merkato.”, përfundoi Brdariç.

Related posts

Sarri nis merkaton te Chelsea, do një interist dhe një napolitan

Sadik.Autor

Kroatët festonin, ja se çfarë po “planifikonin” në fshehtësi lojtarët e Anglisë (FOTO)

Isa.Autor

Enis Bardhi i jashtëzakonshëm me Levanten/ I shënon 2 GOLA Barcelonës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment