Futboll Seria A Sport

E VËSHTIRË/ Mesazhi nga Amerika: MILANI nuk e merr dot pa LUFTË IBRËN

Drejtori teknik i LA Galaxy, Jovan Kirovski po punon për të bërë të pamundurën që objektivi i Milan, Zlatan Ibrahimovic të qëndrojë në MLS. Sulmuesi suedez është në kontratë edhe për një vit tjetër me klubin amerikan, por është përfolur fuqishëm për një rikthim të mundshëm te kuqezinjtë e Seria A. Besohet se klubi i LA Galaxy është takuar me menaxherin e futbollistit, Mino Raiola paraditen e të hënës, por te Galaxy janë të vendosur të mos e lënë të lirë suedezin pa luftuar fuqishëm që ai të qëndrojë.

“Ibrahimovic është një futbollist fantastic, si për ne, ashtu edhe për të gjithë MLS. Ai është futbollisti më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Ligën Amerikane. Ai është një vrasës, dëshiron gjithmonë të fitojë dhe shënojë. Kontrata e Ibrahimovic nuk po skadon, ai ka ende një vit kontratë me ne. Ne duam që ai të jetë i lumtur në ekipin tonë dhe po punojmë për të siguruar të vazhedojë të luajë te LA Galaxy. Ai është një futbollist special, unik për ne. Të shënosh aq shumë gola dhe të shërbesh aq shumë asiste në moshën e tij, pas dëmtimit te Manchester United është e pabesueshme. Ka shumë futbollistë të shkëlqyer, por asnjë si ai”, deklaroi drejtuesi i lartë i LA Galaxy në lidhje me të ardhmen e Ibrahimovic.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI ANGLEZ/ ZBULONI deklaratën BOMBASTIKE të Willian për MOURINHON

Isa.Autor

DRIDHEN VERDHEKUQTË/ ARSENALI gjen zëvendësuesin e Welbeck tek ROMA

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Atletico Madrid ndalet në Rusi, vuajtjet e Oblak vazhdojnë

Delo.autor

Leave a Comment