Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Shqipëri-Maltë: Përgjumen kuqezinjtë, barazon Malta. Mbyllet pjesa e parë (VIDEO)

Shqipëria U-21 luan një tjetër miqësore me Maltën, vetëm tri ditë pasi fitoi në “Selman Stërmasi”, me shifrat 2-0. Sot, në “Loro Boriçi”, djemtë e Alban Bushit do të provojnë një tjetër rezultat pozitiv, për të treguar se sfida e parë nuk ishte rastësi.

LIVE | Shqipëria U21-Maltë U21 1-1

GOL: Shefiti 11′ / Brinkat 37′

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Shqipëria U21-Maltë U21 1-1

45′ 2 minuta shtesë.

45’ Ndërrimi i parë te Shqipëria. Del Muçolli i dëmtuar, futet Arbër Basha.

37′ GOL Malta, barazon me Brinkat, i cili shënon pas një përgjumje të mbrojtjes kuqezi.

23’ Godet Zarafa nga distanca, por topi shumë larg portës së mbrojtur nga Dajsinani.

18’ Dalin përpara maltezët, harkim në zonë, Fringer me kokë, por Dajsinani kontrollon.

11’ GOOOOOL Shefiti realizon shumë shpejt për kuqezinjtë, pas një skeme fantastike nga një goditje dënimi. Muçolli nis lojën, pason tek Imeri, ky i fundit me parabolë kalon mbrojtjen, dhe Shefiti nuk fal vetëm me portierin.

1′ Nis ndeshja në Shkodër.

Related posts

PREMTOI SE NUK DO TË DREJTONTE KURRË TOTTENHAM/ Ja 10 gjërat që nuk i dini për rikthimin e Mourinhos në Premier

Delo.autor

TRIOLOGJIA/ Diaz: Nuk përballem me McGregor nëse ai nuk rikthehet më parë te fitorja

Delo.autor

RIKTHEHET Totti: Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi po të luante 25 vite te Roma?

F.autor

Leave a Comment