Futboll Seria A Sport

EFEKTI ANCELOTTI/ 100 orë, NAPOLI vendos REKORD mes ekipeve të Serisë A

Mund të thuhet se Napoli është me pushime. Pauza e kombëtareve ka bërë që Carlo Ancelotti të mos ketë disa lojtarë në dispozicion, por nuk ka shkuar keq për ata që kanë qenë në shërbim të trajnerit.

Në fakt, pas stërvitjes së fundit të zhvilluar nën drejtimin e trajnerit mëngjesin e së premtes, napolitanët do të kenë në dispozicion 100 orë pushim para sesionit tjetër stërvitor, që është programuar për pasditen e së martës. Tri ditë të lira: kjo është ndalesa më e gjatë për një skuadër të Serie A. Trajneri ka vendosur t’i japë pushim lojtarëve, duke patur parasysh edhe ditët kur do të kthehen lojtarët e grumbulluar me kombëtaret e tyre.

Të martën do të kthehen Lorenzo Insigne, Kalidou Koulubaly, Dries Mertenz, Amadou Diawara, Marko Rog dhe Adam Ounas. Ndërkohë që Marek Hamsik dhe Fabian Ruiz do të luajnë këtë të hënë me kombëtaret e tyre, me kthimin që është planifikuar midis pasdites së të martës ose të mërkurën, në varësi të fluturimeve.

Do të jenë të grumbulluar me kombëtaret deri të martën edhe Elseid Hysaj, Allan, Mario Rui, Arek Milik dhe Piotr Zielinski, kthimi i të cilit është planifikuar mes së mërkurës dhe së enjtes. Ja përse Ancelotti ka vendosur që stërvitja e ardhshme do të jetë pasditen e së martës, pasi do të ketë në dispozicion pjesën më të madhe të skuadrës.

Related posts

NDEZËN RRJETIN ICARDI DHE WANDA NARA ME POZAT NUDO/ Tërbohen sërish tifozët: Nuk mund të jetë pjesë…

Delo.autor

ABSURDE/ Son Heung-Min, një ndeshje larg shpëtimit të karrierës, e pret USHTRIA

Isa.Autor

NBA/ Milwaukee rikthehet te fitorja, “OK” edhe Clippers e Boston

Delo.autor

Leave a Comment