Futboll Seria A Sport

EFEKTI RONALDO/ JUVE një “MAKINERI FINACIARE”, bardhezinjtë nisin negoaciatat për…

Juventus fluturon falë efektit Ronaldo. Jo vetëm në kampionatin italian apo Champions League, por mbi të gjitha edhe jashtë fushës, ku të ardhurat nga marketingu dhe rrjetet sociale janë rritur ndjeshëm. Shumë ndjekës të rinj janë shtuar që nga qershori falë transferimit të Ronaldo-s te bardhezinjtë.

Që nga qershori deri më sot, jo vetëm Ronaldo është bërë personi me më shumë ndjekës në Instagram, duke kaluar Selena Gomez, por edhe Juventusi-t i janë bashkuar 11 milionë ndjekës, duke kaluar nga 9 në 20 milionë ndjekës në vetëm 5 muaj. Një e dhënë që, siç theksohet nga “Tuttosport”, e rendit Juventusi-n në vendin e katërt në klasifikimin e kubeve të futbollit, pas të paarritshmëve Real Madrid dhe Barcelona (përkatësisht 65,1 dhe 61,6 milionë), por vetëm disa hapa larg Manchester United, që renditet e treta në kuotën e 24,2 milionë.

Të dhënat të jashtëzakonshme, që tani mund të kenë një ndikim tjetër në aspektin komercial. Juventusi padyshim që është më e ekspozuar mediatikisht në krahasim me një vit më parë dhe qëllimi i Andrea Agnelli-t është që së shpejti të nënshkruajnë me partnerë të rinj, por të rishikojnë edhe marrëveshjet ekzistuese. Për të rritur të ardhurat dhe për t’iu shkëputur rivalëve direkt, duke iu afruar gjithmonë e me shumë skuadrave elitë të futbollit.

 

Related posts

NUK DI TË NDALET VEDAT MURIQI/ “Bomberi” shqiptar hipotekon fitoren në derbi me Besiktas (VIDEO)

Delo.autor

Ali Sowe në shënjestër, mes Superiores dhe dy klubeve të huaja

Sadik.Autor

SKANDALI/ Thirrjet raciste të tifozëve, Lazio dhe Roma priten të ndëshkohen nga UEFA

Delo.autor

Leave a Comment