Futboll Sport

Egjiptiani i Arsenalit flet shqip, uron të gjithë shqiptarët për 28 Nëntor (FOTO+VIDEO)

Mesfushori egjiptian i Arsenalit, Mohamed Elneny, ua ka uruar festen e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve dhe atë në mënyrë shumë të veçantë, pikërisht në gjuhën shqipe.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, bashkëlojtari i tij Elneny dëgjohet duke uruar për festen e Flamurit në gjuhën shqipe.

“Urime, urime krejt, urime!”, dëgjohet ai duke uruar në gjuhën shqipe.

Edhe vetë Mustafi – i cili është përfaqësues i Gjermanisë – ka uruar për 28 Nëntorin përmes një postimi në Instagram, duke thënë se iu bashkohet gjithë shqiptarëve në kremtimin e Ditës së Flamurit – festes kombëtare.

Mustafi ka lindur në Gjermani por ka orgjinë nga Gostivari.

Related posts

SANE PËSOI DËMTIM NË SUPERKUPËN E ANGLISË/ Bayern hedh sytë nga tregu italian, kërkon yllin…

Delo.autor

Tragjedi për ish-portierin e Spanjës, ndahet nga jeta djali i tij 5-vjeçar

Sadik.Autor

Sampaoli: Dybala dhe Icardi kanë shanse për Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment