Futboll Seria A

Statistikat, Milan nuk ka fituar kurrë në “Juventus Stadium”

Nga Gattuso te Gattuso, shpresa e Milan është në emrin e trajnerit, i fundit që ka arritur, në vitin e largët 2011, t’i dhurojë një sukses kuqezinjve në “San Siro”. Atëherë luhej në “Olimpico”, ishte Juve-Milan i fundit para inaugurimit të “Juventus Stadium”.

Që nga ajo ditë ka pasur nëntë ndeshje në “fortesën” e re të bardhezinjve: 8 fitore të Juventus, plus 1 ndeshje në Kupën e Italisë, që u mbyll 2-1 për Milan në 90 minutat e rregullta dhe ndeshja shkoi në shtesë ku Vucinic barazoi për “Zonjën e Vjetër” duke e çuar ndeshjen në shtesë…

Image result for gattuso juventus

Top i gjatë, Ibrahimovic bën spondin dhe me një të majtë “të pisët” Gattuso tund rrjetën duke përfituar edhe nga një reagim difektoz i Buffon: 0-1, ishte 5 marsi i viti 2011. Ky ka qenë suksesi i fundit i Milan në Torino, në stadiumin e vjetër “Olimpico”, kur trajneri aktual i kuqezinjve luan me shiritin e kapitenit dhe trajneri i kuqezinjve ishte Massimiliano Allegri, me të cilin Milan do të fitonte titullin kampion në fund të sezonit, i fundit i fituar nga ky klub. Trajneri i Juventus ishte Del Neri.

Image result for juventus milan

Nëntë ndeshjet në stadiumin e ri të Juventus…

02-10-2011 – Juventus-Milan 2-0

20-03-2012 – Juventus-Milan 2-2 pas shtesës [Kupa e Italisë]

09-01-2013 – Juventus-Milan 2-1 pas shtesës [Kupa e Italisë]

21-04-2013 – Juventus-Milan 1-0

06-10-2013 – Juventus-Milan 3-2

07-02-2015 – Juventus-Milan 3-1

21-11-2015 – Juventus-Milan 1-0

25-01-2017 – Juventus-Milan 2-1 [Kupa e Italisë]

10-03-2017 – Juventus-Milan 2-1

ALLO STADIUM NON SI PASSA: JUVE, POCHISSIMI I PUNTI LASCIATI

Skuadra italiane që ka marrë më shumë pikë në stadiumin e ri të Juventus, ku bardhezinjtë i luajnë ndeshjet që nga shtatori 2011 është Inter, që ka marrë 5 pikë, 3 në saj të fitores 1-3 me Stramaccioni në stoli dhe dy barazime, me Mancini dhe në fazën e parë të këtij sezoni.

Bardhezinjë kanë lënë shumë pak pikë brenda, asnjë ndaj Milan. Në sezonin e kaluar, kuqezinjtë ishin në barazim 1-1 deri në minutën e fundit shtesë, kur një prekje e topit me dorë nga De Sciglio solli 11-metërshin e kthyer në gol nga Paulo Dybala.

Related posts

FITORJA E BARCELONËS NË FINALEN E “COPA DEL PEY”/ Laporta: Jam i bindur që Messi dëshiron të qëndrojë…

Delo.autor

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Modric realist: Barazuam me një gol me fat, ata ishin më të…

Delo.autor

Mirabelli: Në vezën e Pashkëve është kontrata e Gattuso

Sadik.Autor

Leave a Comment