Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Albi ÇEKIÇI: Do ngjis BESËN në Superligë. Fenomeni RONALDO më bëri të dashuroj…

Futbolli Shqiptar këtë sezon po rezulton sa i bukur aq edhe i luftuar. Një garë e ashpër po bëhet në Superligë sa i takon titullit dhe ekipeve për mbijetesë. Por futboll spektakolar po luhet edhe në Kategorinë e Parë. Në grupin B, kryeson Besa e Kavajës edhe pse me një pikë më shumë se Bylis.

Ekipi i drejtuar nga Gentian Begeja ka si qëllim rikthim në Supërligë. Ekskluzivisht për AlpeNews.al sulmuesi kryesor i verdhezinjëve Albi Çekiçi tregon atmosferën dhe objektivat sezonal.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Cekiçi, sezonin e shkuar zhvilluat një kampionat spektakolar duke u shapllur golashënuesi i Kategorisë së Parë me fanellën e Pogradecit. Keni patur oferta nga ekipe të Superligës apo edhe jashtë Shqipërisë përpara se të firmosnit me Besën?

Kam patur disa oferta pasi zhvillova një kampionat fantastik sezonin e shkuar. Më konkret ishin drejtuesit e Llapit në Kosovë por nuk fund nuk arritëm një marrveshje përfundimtare. Oferta e Besës ishte e parezistueshme pasi presidenti Bizhdili më tregoi projektin e tij ambicioz.

2- Këtë sezon nuk keni shënuar si një vit më parë por keni qenë gjithmonë jetik sa i takon lojës që implementon Besa. Si është atmosfera në klub?

Për mua nuk ka rëndësi golat por pikët dhe suksesi i skuadrës. Jam me fat që luaj me fanellën e një ekipi që ka bërë historinë e futbollit shqiptar. Këtu kam kolegë të mrekullueshëm dhe një qytet ku mendon çdo moment për futbollin. Unë përpiqem të jap gjithmonë maksimumin.

3- Kryesoni Grupin B, cili është objektivi i Besës këtë sezon?

Objektivi i Besës është i qartë, duam vetëm Superligën. Jemi një skuadër që është ndërtaur vetëm për të fituar dhe për ta çuar ekipin aty ku e meriton.

4- Kë shikoni si rivalin më të fortë sa i takon ngjitjes në Superligë?

Kategoria e Parë është gjithmonë e rivalizuar dhe shumë tërheqëse. Ky sezon po rezulton spektakolar. Ekipet që do rivalizojmë për sa i takon ngjitjes në Superligë janë Bylis dhe Pogradeci.

5- Kush është lojtari që të befason më shumë tek Besa sa i takon aftësive që ka?

Për të qenë i sinqertë janë disa, por do të veçoja Miglid Mihanin një kampion i madh. Edhe pse 35 vjeç luan me një dëshirë të madhe dëshiron të marri maksimumin dhe na ndihmonë të gjithëve shumë.

6- Çfarë mardhënie ke me trajnerin Begeja?

Kam mardhënie të shkëlqyera. Është një trajner i cili mundohet të japi maksimumin nga vetja dhe pretendon të bëj më të mirën në raportin mne futbollistët që ka në dispozicion.

7- Çfarë i premton tifozëve të Besës?

Do jap shpirtin në fushë për ta dërguar Besën që ata e duan shumë në Superligë. Tifozët janë gjithmonë një ndihmesë e madhe për ne, ka treguar shpesh herë që janë të mrekullueshëm.

8- Në fund, cili është idhulli juaj që keni apo jeni inspiruar në futboll?

Jam rritur duke parë magjitë dhe spektaklin e fenomentit Ronaldo. Një futbollist i kompletuar që më bëri ta dashuroj futbollin.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

MEDIAT ITALIANE HEDHIN “BOMBËN”/ Ronaldo, lamtumirë Juventusit më 2020?

F.autor

KLUBI VALLADOLIDI HUMBI 5 PENALLTI KËTË SEZON/ “Fenomeni kërcënon”: Kthehem në fushë…

Delo.autor

REAL MADRID – CSKA MOSKA/ “Los Blancos” kërkon hakmarrjen ndaj rusëve (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment