Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ BIRJA: Korabi mund Vllazninë dhe synon Superligën. Idhulli im është…

Sot është mbyllur java e 9-të që përkon po ashtu edhe me fundin e fazës së parë në Kategorinë e Parë. Në Grupin A u duk në fillim se Vllaznia nuk do ta diskutonte ngjitjen në Superligë por rezultatet e fundit të shkodranëve kanë futur në lojë ndjeksit.

Një ndër ekipet që synon Superligën këtë sezon në këtë grup është padyshim edhe Korabi. Dibranët kanë në skuadërt lojtarë cilësorë që mund të bëj diferencën.

Ekskluzivisht për AlpeNews.al, portieri i Korabit Kadri Birja flet për atmosferën tek skuadra e dejtuar nga Dorian Bubeqi dhe objektivat sezonal. 

INTERVISTA E PLOTË:
1- Birja, ky sezoni nisi disi keq për Korabin pasi nuk po arrinit të mernit rezultate pozitive edhe pse ekipi zhvillonte ndeshje të mira. Çfarë ka ndryshuar tek skuadra?
Nuk mendoj se e nisëm keq pasi skuadra funksiononte por rezultatet nuk vinin pasi në pjesën më të madhe të rasteve ishim të pafat. Ekipi bëri një merkato cilësore duke ofruar lojtarë me eksperincë. Ekipi kishte nevojë për kohë dhe rezultatet tashmë po vijnë.


2- Gëzoni një formë të shkëlqyer dhë këtë e tregojnë paraqitjet tuaja spektakolare duke qenë protagonist për Korabin. Cili është objektivi i skuadrës duke parë që Vllaznia është super favorite këtë sezon?
Po kaloj një momet të mirë pasi kam fatin të stërvitem me njerëz profesionist të fushës si Taulant Guma dhe shokun e skuadrës Olti Qyrani. Kemi disa muaj që punojmë intensivisht dhe përpiqem që të marr maksimumin nga vetja.

3- Këtë javë luani kundër kundërshtarit më të vështirë. Kushë është objektivi i Korabit në përballjen me Vllazninë?
Kemi një përballje të vështirë me një kundërshtar të fortë një fanellë e rëndë si ajo e Vllaznisë e cila sot u mund me rezultatin minimal 1-0 nga Iliria. Në takimin e parë zhvilluan një ndesje pozitive dhe u ndëshkuam nga 2 episode. Unë kam besim tek skuadra dhe me ndihmen e tifozerisë do ti befasojmë shkodranët.

4- Cili është objektivi i Korabi pasi jeni një klub që keni shpenzuar dhe po ashtu dispononi lojtarë cilësor në gjirin e skuadrës?
Objektivi i klubit dhe drejtuesve është që të marrim maksimumin në takimet që do të kemi. Duam me patjetër 5 vendet e para. Më pas do të shikojmë pse jo edhe për ngjitjen në Superligë.
5- Cili është futbollisti tek Korabi që fare mirë mund të ishte një lojtarë për Superioren?
Për fat të mirë janë disa futbollistë që mund të bënin mjaftë mirë edhe në Superiore dhe natyrisht më vjen mirë që stërvitem çdo ditë me ta. Do të veçoja Karain që është një “motorr” në mesfushë, po harruar edhe Docin dhe Kukën.


6- Prej vitesh keni luajtur me ekipe me emër si Dinamo. Cili është momenti më i veçantë në karrirë?
Dinamo është shtëpia ime pasi aty jam krijuar si futbollist dhe kam kaluar moment të mira pavrasisht vështirsive që kanë patur drejtuesit në vitet e fundit. Ndonjë moment të veçantë nuk mund të ndajë por di të themë që ku kam qenë si futbollist ja kam kaluar bukur.
7- Në cilësinë e portierit me eksperincë. Cili është për ju portier më i mirë për momentin në Shqipëri?
Do të veçoj Alban Hoxhën. Është një portier me shumë kualitete dhe që i demosteron mjaft mirë edhe në fushëne blertë i qetë dhe nuk ndikohet aspak nga emocionet e ndeshjeve të rëndësishme. Jo jmë kot është një ndër portierët e kombëtares.

8- Cili ka qenë idhulli juaj në futboll nga ku jeni inspiruar për të luajtur futboll?
Idhull kam vetëm Zotin. Jam inspiruar nga portieri brazilian i Milanit, Nelson Dida. Një futbollist i shkëlqyer si në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

DUHET TË FITOI MË I MIRI/ “Bomba” e Zeman: Ka raste që kampionatet vendosen në…

Isa.Autor

BASKETBOLL/ Euroleague: Barcelona fiton sfidën me Real Madrid dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

TENSIONE TEK PARTIZANI/ Trajneri Daja merr vendimin e papritur para ndeshjes me Bylisin

Delo.autor

Leave a Comment