Futboll Sport

Pas Madagaskarit/ Vendi i arit dhe diamantit shkruan përrallën tjetër afrikane (VIDEO)

Keni dëgjuar për ishullin Mauritius, “perla” e Oqeanit Indian dhe aty ku “strehohen” në ditët më të ftohta të vitit ata që e kanë mundësinë ekonomike… Por, të ngrejë dorën ai që ka dëgjuar ndonjëherë të flitet për shtetin Mauritania.

Sigurisht, jemi në Afrikë, në një vend që deri në vitet 900 kishte skllavëri dhe 90% e territorit ishte e përbërë nga… asgjë. Po, po, asgjë! Sepse, edhe në ditët e sotme, në shtetin e vogël të kontinentit të zi, ku flitet edhe frëngjisht, shkretëtira, shkëmbinjtë dhe dunat që krijohen janë panorama që do të shihni.

Por, nëse deri më sot nuk kishit dëgjuar, atëherë siç duket futbolli edhe njëherë është bërë një ambasador dhe përfaqësues. Historia sapo është shkruar në kryeqytetin Nouakçot, aty ku tashmë kanë vetëm një hero: Ismail Diakite.

Do të vijmë te historia e këtij kombi dhe këtij futbollisti, por duhet të dini se Mauritania është një vend që falë peshkimit (është ndër zonat botërore ku ka bollëk peshku, falë edhe pranisë së Oqeanit dhe sidomos favorizimit të erërave) dhe pranisë së arit e diamantit në tokën e saj, po rritet gradualisht në ekonomi.

Pse futbolli ambasador? E thjeshtë, sepse sot, Mauritania, për të parën herë në historinë e saj, pas fitores 2-1 ndaj Botsuanas, është kualifikuar në Kupën e Afrikës. Pas përrallës Madagaskar, listës i shtohet edhe Mauritania, që në historinë e themelimit të saj si kombëtare, ka bërë vetëm një rol: të marrë pjesë në kualifikuese!

Related posts

Një gjeolog zbulon makthin më të madh të Messit

Delo.autor

VIDAL PRANË MBËRRITJES NË MILANË/ Ja se për sa vite do të firmosë me Inter mesfushori klilian

Delo.autor

LIVE/ TEUTA-TIRANA: Zhbllokohet sfida në Shijak, bardheblutë shënojnë një gol të çuditshëm (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment