Futboll I pakategorizuar Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ HAREMI: Egnatia e “uritur” për Superligën, nuk kemi frikë nga rivalët. Ju tregoj vështirësitë

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja po rezulton mjaft e luftuar ku disa ekipe me emër synojnë të jenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Një garë e ashpër po zhvillohet në Grupin B aty ku ekipet si besa, Bylis Egnatia por edhe Pogradeci luajnë për një vënd. Ekipi që vijon të befasoi këtë sezon është Egnatia e cila pozicionohet në vendin e tretë vëtëm 4 pikë larg Besës kryesuese.

Për të folur më gjersisht mbi atmosferën dhe objektivat e Rrogozhinasve për këtë sezon kemi intervistuar ekskluzivisht për AlpeNews.al portierin e njohur dhe shumë të talentuar Oltian Harremi.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Haremi, prej vitesh ke treguar se një portier me aftësi të shkëlqyera duke luajtur edhe në Superligë me fanellëne Lushnjes. Ky sezon po rezulton fantastik për ju pasi për shumë javë keni qenë pjesë e formacionit të javës në Kategorinë e Parë. Si po e jeton këtë moment me fanellën e Egnatias?

Jam duke kaluar një moment të bukur në karrirë. Stërvitem çdo ditë në mënyrë intensive për të marr maksimumin nga vetja dhe mundohem t’ja shpërblej besim trajnerit Ilir Duros. Në Rrogozhinë është një ambient I shkëlqyer pasi njerzit e duan futbollin dhe na mbështesin gjithmonë. Një armë kjo më shumë për të arritur objektivat. Pastaj është luks të stërvitesh nga një portier legjendar si Agron Aliu gjërat bëhen më të thjeshta.

2- E mbyllët fazën e parë në vendin e tretë vetëm 4 pika nga Besa kryesuese. Sa shanse ka realisht Egnatia për tu ngjitur në Superligë duke ditur se gara është e ashpër?

Kategoria e Parë, por sidomos Grupi B po rezulton sa I bukur edhe I rivalizuar këtë sezon. Ky vjen si pasoj e garës nga shumë ekipe të cilët synojnë superligën. Prania e ekipeve me emër si Lushnja, Bylis Apollonia por edhe Besa do të thotë se rrugëtimi për në Superligë do të jetë e shpër. E megjithatë Egnatia ka mundësitë e veta pasi ka në gjirin e skuadrës lojtarë që kanë eksperincën e duhur për të bërë mirë pasi pjesa më ë madhe tyre kanë luajtur edhe në Superligë.

3- Cili është momenti që do të veçonit apo është stampuar në memorien tuaj gjatë këtyre viteve si portier profesionist?

Realisht janë disa nga triumfet me fanellën e Lushnjes duke u ngjitur në Superligë deri tek vendi I dytë I siguruar sezonin e shkuar me Egnatian. Poa shut nuk harroj përballjen mes Egnatia dhe Lushnjes në stadiumin “Hasan Gjyla”, një atmosferë elektrizuese nga tifozeritë përkatëse dhe futboll intensive nga futbollistët në fushë.

4- Për tu rikthyer tek Egnatia. Ng drejtimi I skuadrës u largua trajneri Vladimir Gjonaj dhe në vënd të tij erdhi Ilir Duro. Çfarë ka ndryshuar tek skuadra?

Janë dy trajnerë të cilët mundohen të marrin maksimunim nga vetja dhe lojtarët. Gjoni realisht ka bërë një punë të shkëlqyer duke e ngritur ekipin në nivee konkurues. Ilir Duro po vijon të marri rezultate pozitive si fitorja në transfertë me Apoloninë.

5- Kë shikoni si rivalin më fortë sai takon rivalitetit për në Superligë?

E thashë edhe pak më lartë janë disa në fakt. Mjafton të sikosh renditjen dhe ekupton qartë rivalitetin. Do të veçoj sigurisht Besën, Bylisin dhe Lushnjen pasi janë ekipe më më traditë në futbollin tonë.

6- Në futbollin shqiptar shpesh ka skena dhune ku futbollistët dhunohen. Sa e vështirë është të luash futboll në vendin tonë?

Vështirësi ka pafund nga terrenet sportive që lënë për të dëshiriar deri tek siguria nga tifozët. Por në vitet e fundit është bërë një punë e mirë nga autoritetet përkatëse dhe tanimë më tëpër gjithçka fokusohet në fushën e blertë sesa jashtë saj.

7- Në fund, cili ka qenë idhulli juaj nga ku jeni inspiruar për të luajtur futboll?

Jam inspiruar nga legjenda e portës italiane Gianluixhi Buffon. Një portie I cili e bënte të parritshmen të arritshmë me pritjet dhe reflekset e tij spektakolare. Ai është idhulli im nga ku kam nisur ëndrren për të qenë një portier profesionist.

Përgatiti:Alpenews.al

Related posts

PËRFLITET SE DO TË ZËVENDËSOJË VALVERDEN/ Trajneri argjentinas merr vendimin për të ardhmen e tij

Delo.autor

MIQËSORE/ Inter triumfon me “POKER”, Calhanoglu gjen rrjetën e parë me fanellën “Zikaltër”

Delo.autor

DERBI I “MADONINËS”/ Candreva kërcënon MIlna, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

Leave a Comment