Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ RRAKLLI: Ja çfarë më tha MATHEUS kur i shënova Gjermanisë. FSHF më gënjeu, DERBIN e fiton…

Në kombëtaren kuqëzi ka luajtur shumë futbollistë të cilët falë paraqitjet të tyre kanë ngritur lart edhe futbollin tonë në arenën kombëtare. Lojtari i cili është stampuar në memorien e shqiptarëve si lojtari që i shënonte në ndeshje të mëdha është padyshim Altin Rraklli.

Mesfushori me tipare sulmuesi, apo “asi” i viteve 90’-00’ rrëfen ekskluzivisht për AlpeNews.al, emocionet në golin brilant ndaj Gjermanisë. Entunziazmin në realizimin e 2 golave (1 anulluar padrejtësisht) kundër Anglisë si dhe momentin kur i ka shënuar Greqisë.

INTERVISTA E PLOTË:
1- Rraklli, jeni padyshim një nga emblemat e futbollit shqiptar me 11 gola të shënuar. Cili është momenti më fantastik që keni përjetuar me kombëtaren?

Të jesh pjesë e ekipit kombëtar është një kënaqësi por edhe krenari më vete. Për një futbollist, ekipi kombëtar është maksimumi i tij, çdokudh do ta dëshironte. Unë pata fatin e mirë që luajta jo pak por 13 vite me radhë me ngjyrat e fanellës kuqezi. Kam patur ulje-ngritjet e mija por momentet mo kulminante do të veçjoa goli kundër Gjermanisë në Kaiserslauten, 2 golat kundër Anglisë (në harkun e 5 minutave, ku njëri u anullua në mënyrë të parregullt), goli kundër bullgarisë së Stochkovit, apo edhe finalizimi i parë kundër Greqisë në vitin 1991. Kët ajnë padyshim momete të paharrura në memorien time.

2- Sa e vështirë është ti shënoje Gjermanisë por edhe të dhuroje spektakël?

Për cilindo lojtarë anembanë botës, një gol ndaj Gjermanisë do ta shijonte shumë. Ështrë një kombëtare që mjafton të shikosh tituj e fituar për të kuptuar vështirsitë por edhe kënaqësinë njëkohësisht që të jep goli ndaj tyre. E magjithatë punën ma bënin të lehtë edhe shokët e skuadrës, përmend këtu, Demollarin, Zmijani, Kacaj. Shtuar edhe përvojën e një trajneri të madh si Bajko i cili kishte alternuar edhe lojtarët e rinjtë të asaj kohe si Bellai, Dema apo Fortuzi. Ai gol nga distanca edhe sot kur e kujtoj dhe e shohë ështrë vërtet një realizim spektakolar.

3- Keni cituar se nuk e pritën mirë (gjermanët) atë që i shkaktuat 4 herë kampioneve të botës. Çfarë të thanë?

Më kujtohet konferenca për shyp pas ndeshjes. Isha unë dhe një emblemë e futbollit botëror si Lothar Matheus. Matheus më komplemntoi në sy të gazetarëve duke më uruar. Fillimisht u habita më pas kuptova se çfarë kisha realizuar. Populli gjerman është realist dhe e njëh shumë mirë gjuhën e futbollit, sigurisht nuk e pritën mirë por më respektuan pamvarsisht gjithçkaje.

4- Sa e vështirë ishte të luaje në kampionatet elitare për një futbollist shqiptar?

Ishte shumë e vështirë pasi kushte në vendin tonë mungoni, shtuar edhe menatlitetin e dobët trashëguar nga regjimi komunist. E megjithatë “uria” ime për t’ja dal dhe sigursht motivi për ti marr maksimumin vetesh ma bëri më të lehtë punë. Isha i ri dhe ambjentimi, kuptohet kaloi shpejt. Pastaj më faorizonte shumë aftësitë e miaj tekniko-taktike. Isha shumë i shpejt me topin në 20-30 metra, një aftësi që imë bëte të rrezikshëm në raport me kundërshtarët.

5- Cilat janë objektivat tuaj në këto momente, do ta shohim sërisht Rrakllin trajner?

Ka drejtuar kombëtren e femrave për 5 vite me radhë. Mu tha që do të drejtoja ndonjë ekip të mosha tek djemt, nuk ma realizuan dhe u riktheva sërisht në Gjermani me familjen. Do të tentoj që provoj këtu, pasi kam një projet me një mikun tim në një agjensi menaxheimi.

6- Jemi sot në ditën e derbit mes Tiranës dhe Partizanit. Këtë sfidë do ta përcaktojnë trajnërët apo lojtarët?

Do të fitoi ai ekipi i cili do të jetë më i mobilizuar, ajo skuadër e cila do të ndërthyret mirë në raportin mes trajnerit dhe lojtarit në fushë. Unë jam i mendimit se as lojtarët nuk bëj pa trajnerët përkatës por as trajnerët që sado të zot të jenë nuk arrijë asgjë pa kontributin maksimal të futbollistëve në fushën e lojës.

7- Keni luajtur në të njëtën plejadë me lojtarë si Zidane, Fenomeni Ronaldo apo edhe Boban? Cili sipash jush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave?

Gjithsecili ka patur aftësitë e veta dhe dhunitët për tu shprehur në fushën e lojës. Këta emra janë padyshim figura që janë stampuar në memorien e futbolldashësve si emblemat e kkëtij sporti mbarë popullor. Por futbolli ka patur edhe emra të tjerë, kujtoj kur më merrte babi për sdore për të parë botërorin e 82 apo edhe më parë. Maradona ka qenë i jaqshtëzakonshëm, pa harruar edhe dyshen e fundit Messin me Ronaldon. Kur përmend këta emra që kanë shkruar me gërma të arta hiistorinë e futbollit botëror kupton rëndësinë e futbollut në tërësi.

8- Nëse do të ishe sërish futbollist çfarë do të bëje ndryshe?

Nuk do të ndryshoja shumë se në kohën kur kam luajtur ato mundësi ishin. Ajo që do të bëja ndryshe ka të bëj me menaxhimin e karrirës për të arritur akoma më shumë nga ana profesionale.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Ish-deputeti me post në UEFA, vjen të diskutojë përfshirjen e politikës në FSHF

Q.Autor

E BUJSHME/ E ardhmja e Marash Kumbullës merr drejtim tjetër, ja ku pritet të transferohet shqiptari

Delo.autor

DYSHJA “PLESHTI”-SUAREZ INJORON GRIEZMANN/ Shikoni momentin kur francezi mund të shënonte por nuk iu dha topi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment